Në stërvitjen e NATO-së "përgjigjja urgjente: Edhe “ushtarët e Kosovës në këtë stërvitje në Kroaci

Lajme

Në stërvitjen e NATO-së "përgjigjja urgjente: Edhe “ushtarët e Kosovës në këtë stërvitje në Kroaci

Nga: F.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:19
Ilustrim

Në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “ Përgjigja urgjente 19” është kryer desanti ajror i forcave amerikane në poligonin ushtarak "Eugen Kvaternik" te Slunji në Kroaci, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ministria kroate e mbrojtjes ka njoftuar se stërvitja do të zgjas nga 10 maji deri më 6 qershor në poligonin ushtarak në Slunj në kazermën "Josip Joviç" Udbina, si dhe në hapësirë të Sllovenisë dhe Hungarisë, shkruan Hina.

Sipas ministrisë kroate në mesin e 1 mijë e 600 ushtarëve të shumë vendeve – nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, ShBA, Shqipëria, Mali i Zi, Polonia, Franca, Britania e Madhe, Lituania, Maqedonia e Veriut, BiH, Italia dhe Gjermania është numëruar edhe “pjesëtarët e forcës ushtarake të Kosovës".

Më tej thuhet se stërvitja është planifikuar dhe udhëhequr nga Komanda e forcave amerikane për Evropë (USEUCOM) me qëllim bazë ushtrimin e focës tokësore anëtare A-5 iniciativa.

Në këtë iniciativë që mban emrin karta amerikano-adriatike, ku anëtare janë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe ShBA, ndërsa Serbia në vitin 2008 ka marr statusin e vëzhguesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat