Ish-ambasadori i Kosovës tregon çka do të thotë thirrja e Daçiqit që i bëri Rusisë, për Kosovën

Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës tregon çka do të thotë thirrja e Daçiqit që i bëri Rusisë, për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:51
Ivica Daçiq

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci thotë se, thirrja e Daçiqit për Rusinë në përkrahje për Kosovën, tregon se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje.

Ai thotë se Serbia me vetëdije po e shndërrohet në peng të Rusisë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Thirrja e Daciqit ne perkrahjen ruse per Kosoven tregon qarte se Beogradi nuk eshte i interesuar per marreveshje.

Serbia me vetedije eshte duke e shnderruar veten ne peng te Rusise, e cila me qellim te dobesimit te perendimit, ka interes madhor ne bllokimin e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne strukturat Euro-Atlantike, dhe jo te partneritetin me te.

Serbia eshte hipnotizuar nga kompleksi i hegjemonise rajonale, duke menduar se ne BE mund te hyj permes Moskes, dhe kete e ka bere duke e shikuar veten ne pasqyre. Por, si po duket ajo e ka harruar kodin e de-hipnotizimit.

Bon voyage.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat