Çmendet Gjuriqi: Kosova e ndal përsëri

Lajme

Çmendet Gjuriqi: Kosova e ndal përsëri

Nga: F.B. Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:08
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën. Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se institucionet e Prishtinës e kanë parandaluar të vizitoj Leshakun, ku duhet të shpërndaheshin ndihma serbëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai në një takim me gazetarët ka theksuar se vizita ishte e paralajmëruar në kuadër të marrëveshjes për vizita zyrtare, që është  kontraktuar nga qeveritë e kaluara, duke nënvizuar se kjo ndalesë nuk është e rastësishme por rezultat i nervozes në Prishtinë.

Ai ka shtuar se sipas të gjitha standardeve demokratike në shekullin 21 është e papranueshme përpjekja që kudo qoftë nga përfaqësuesit serb të i pamundësohet lëvizja pa marr parasysh cilit opsion politik I takojnë.

"Kjo është e papranueshme dhe tregon se nuk janë larguar nga ekstremizmi politik” tha ai.

Gjuriq është dashur që sot të dorëzoj 10 traktor serbëve të Leshakut, për fermerët e kësaj ane. Kjo ndihmë atyre gjithsesi do ju dorëzohet.

"Do të vazhdojmë të mbështesim dhe ndihmojmë popullin tonë dhe të intensifikojmë dhe realizojmë planin që nënkupton se në të gjitha mjediset serbe të përtërijmë institucionet, infrastrukturën rrugore, shëndetësore dhe qendrat arsimore në krijimin e kushteve për jetë", përfundoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat