Komisioni për Arsim e quan të dështuar garën e diturisë të organizuar nga Rexhep Hoti

Lajme

Komisioni për Arsim e quan të dështuar garën e diturisë të organizuar nga Rexhep Hoti

Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:55
Rexhep Hoti

Komisioni për arsim e ka quajtur të dështuar garën e diturisë të mbajtur më 11 maj në vend.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, pasi ka lexuar në pjesë të reagimit të DSK-së në Prishtinë ka thënë se ky test mund të quhet i dështuar.

E ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se i kanë dhënë leje zyrës e koordinatorit për organizimin e testit ndërsa ata kanë pasur për detyrë që ta përpilojnë atë.

“Por ne kemi qenë vazhdimisht në kontakt me zyrën e koordinatorit ku kemi pas edhe një përfaqësues tonin aty. Në ditën e testit kemi marrë disa shqetësime dhe sapo ta kemi raportin e detajuar do të ulemi me koordinatorin dhe te qasemi si duhet”, ka thënë Bytyqi.

Por pavarësisht kritikave, koordinatori i testit nacional, Rexhep Hoti ka këmbëngulur duke thënë se testi është ndër programet me të suksesshme.

“ Ky program që është ndër me të suksesshëm dhe nuk do të mund ta realizohej pa bashkëpunimin e DKA-ve, shkollave, Ministrisë së Arsimit”, ka thënë ai.

Ndryshe komisioni për arsim ka ftuar mbledhje për testin e organizuar në shkollat e Kosovës ku të ftuar janë edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe koordinatori i testit nacional, Rexhep Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat