‘Prisni fundin’

Lajme

‘Prisni fundin’

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:36
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq u bëri thirrje të gjitha vendeve në Akra të presin përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe deri atëherë të kenë qëndrim neutral ndaj statusit, pasi ‘në këtë mënyrë ata do të mbështesin dialogun’.

"Thirrja jonë për të gjithë është të mbajmë parasysh se vazhdon dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se çështja e ruajtjes së integritetit territorial është një çështje shumë e vështirë. Nëse bota udhëhiqet me politikën e akteve të njëanshme, që një pakicë të shpallë shtetin e saj, atëherë të gjitha vendet vihen në rrezik", tha Daçiq në takim me kolegun e tij nga Gana Shirley Bochey.

Ai shtoi se pas dorëzimit të rezultateve të dialogut në OKB, shtetet mund të vendosin nëse do ta respektojnë rezultatin.

Ndryshe, Gana ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës në janar të vitit 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat