Iftar i madh shtrohet në plazhin e vogël të Ulqinit, dalin pamjet

Lajme

Iftar i madh shtrohet në plazhin e vogël të Ulqinit, dalin pamjet

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbi dymijë qytetarë patën mundësi një ditë më parë që të hanin iftar në Ulqin.

Në ambient të hapur, afër plazhit të vogël, mbi dy mijë persona të kësaj komune morën pjesë në sofrën e iftarit të vendosur në shëtitoren e ranës, buzë detit.

Nga organizatat që morën pjesë në organizim thanë se qëllimi ishte që të tregohet se qytetarët e kësaj komune janë të organizuar e së bashku në çdo muaj të vitit.

Për shtrimin e këtij iftari kanë kontribuar më shumë se 70 kompani, derisa shumë gra nga Ulqini kanë dërguar edhe ushqime tradicionale vullnetarisht.

Për këtë ka pas edhe një numër të madh të qytetarëve të lajmëruar për të ndihmuar me organizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat