Gjilas: U themelua dega e “Lidhjes për Serbi (SZS)” për Kosovë

Lajme

Gjilas: U themelua dega e “Lidhjes për Serbi (SZS)” për Kosovë

Nga: F.B Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:01
Dragan Gjilas

Presidenti i “Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë” Dragan Gjilas ka deklaruar se sot në Gazimestan u themelua dega e (SZS) në Kosovë, që përveç anëtarëve të SZS përbëhet edhe nga partitë tjera politike dhe shoqata të qytetarëve, kjo është iniciativë qytetare që vepron në Kosovë, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Gjilas ka thënë se në takim është potencuar rëndësia që ka dialogu dhe bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve.

"Deri te kjo vështirë vjen nëse nuk ka bisedime mes neve", shtoi ai.

Ai njoftoi se në takimin themelues të degës së SZS ka marr pjesë edhe Rada Trajkoviç dhe këshilltari i Iniciativës qytetare SDP Marko Jakshiç dhe përfaqësues të disa organizatave nga Shterpcë, Leposaviq dhe Leshak-u.

Gjilas ka theksuar se tubimi është mbajtur në Gazimestan dhe jo në Graçanicë sepse organizatorët deshën të iu ikin konflikteve të mundshme me njerëzit që janë tubuar aty.

"Nuk duam konflikte apo dikush të flas njëri për tjetrin", tha Gjilas.

Ndërkohë portali “Kossev” ka njoftuar se përpara Shtëpisë së Kulturës janë tubuar 50 persona që kanë protestuar kundër ardhjes së politikanëve të opozitës që bartnin transparentin “Lidhja për interesin personal” dhe “lidhja për plaçkë".

Gjilas ka thënë se asnjë nga deputetët e vërtetë opozitar nuk do marr pjesë në mbledhjen e parlamentit për Kosovë.

“Lidhur me mbledhjen e Kuvendit kushtuar Kosovës, jam i sigurt se asnjë deputete i vërtetë opozitar që lufton kundër pushtetit nuk do marr pjesë. Bojkotimi i Kuvendit me të cilin jemi akorduar në marrëveshje me popullin vazhdon”, tha Gjilas.

Mbledhja është planifikuar të mbahet më 27 maj dhe në te do flas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat