Serbia nuk ndalet, ja çfarë synon tash të bëj kundër Kosovës

Lajme

Serbia nuk ndalet, ja çfarë synon tash të bëj kundër Kosovës

Nga: N.Sh Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:35
Qeveria e Kosovës

Kuvendi i Serbisë do të mundet në mbledhjen e ftuar për debat rreth Kosovës me 27 maj të hedh poshtë dhe anuloj të gjitha aktet dhe vendimet që ka sjell parlamenti i Kosovës në kohët e fundit, thuhet në një tekst të gazetës “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo sipas gazetës do të ishte përgjigje ndaj dokumentit të turpshëm të Prishtinës lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë, gjë që do përbënte rikthim në mentalitetin dhe situatën e para 30 viteve, kur Serbia me dhunë pat ndryshuar amendamentet e Kushtetutës së Kosovës dhe kishte suprimuar autonominë e saj, gjë që rezultoi me rritjen e frustrimit dhe rezistencës deri në luftë të popullit të Kosovës.

Në të njëjtën tekst thuhet se Kuvendi mund të anuloj këto akte të kohëve të fundit të miratuara në Kuvendin e Kosovës, ku përmendën rezoluta për gjenocidin e ushtrisë së Serbisë ndaj shqiptarëve. Ky dokument mund të përcjell raportin e presidentit Aleksandar Vuçiq rreth bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe gjendjes në Kosovë.

Ky është opsioni i vetëm që shqyrtohet në prag të mbledhjes së veçantë të Kuvendit ku do të marrin pjesë edhe presidenti Vuçiq, kryeministrja Brnabiç dhe drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovën Marko Gjuriq njofton gazeta.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun të martën ka përmendur mundësinë që të mbahet një mbledhje e veçantë në të cilën do të hedhen poshtë dhe anulohet rezoluta e Prishtinës dhe se për këtë do të bisedoj me kryetaren e Kuvendit Popullor Maja Gojkoviç.

“Nëse ka mundësi të thirrjes , do të bisedohej për spastrimin etnik që po kryen UÇK-ja terroriste. Me dënimin e spastrimit brutal etnik dhe krimeve do të amortizohej fushata e bazuar në gënjeshtra që po bënë Prishtina” ka thënë Drecun për Tv Prva.

Ai ka theksuar se me rastin e rezolutës së Prishtinës ka shkruar letër të cilën nënkryetari i Kuvendit Vladimir Marinkoviç në fillim të qershorit do të ia dorëzoj përfaqësuesve të lobit serb në ShBA. Dokumenti do të dërgohet edhe në shumë adresa si - OKB, Këshill të Evropës, Parlamentin Evropian etj...

Kuvendi edhe më herët ka pasur praktikë të anulimit dhe hedhjes poshtë të vendimeve të Prishtinës si në rastin e “ shpalljes së padrejtë dhe të njëanshme të pavarësisë së Kosovës" në vitin 2008.

Ndërkohë për mbledhjen e thirrur me 27 maj, shumica e opozitës që po bojkotojnë Kuvendin nuk do të jenë prapë pjesë e mbledhjes as për debatin për Kosovën. Kryetari i subjektit “Dveri” Boshko Obradoviç ka thënë se "nuk duan të marrin pjesë ne ‘reality shou’ të propagandës së presidentit", ndërsa njeriu i parë i Lidhjes për Serbinë (SzS) Dragan Gjillas ka porositur se "asnjë deputet opozitar që lufton regjimin nuk do marr pjesë". Partia popullore mendon akoma, ndërsa vendim nuk ka marr as DS, ndërsa partia “Serbia Moderne” ka ndërprerë bojkotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat