Isak Shabani: Pas Masakrës së Dubravës kemi fjetur në një vend me të vrarët, disa ishin pa gjymtyrë

Lajme

Isak Shabani: Pas Masakrës së Dubravës kemi fjetur në një vend me të vrarët, disa ishin pa gjymtyrë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:22
Ilustrim

Isak Shabani është i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.

Ai ka thënë se kur pyetet sot nga të tjerët për gjendjen e tij përgjigjet se “është shumë mirë”, duke pasë parasysh tmerrin që kishte përjetuar në Burgun e Dubravës 20 vjet më parë.

“Serbi na ka vrarë, por ne jemi sot gjallë! Jetën e kemi dhuratë nga Zoti”.

“Ka qenë përjetim shumë i rëndë. Një masakër e papërshkruar, një masakër institucionale – ka qenë e organizuar”.

“Gjatë periudhës së bombardimeve na kanë kthyer në Dubravë nga të gjitha burgjet, që të bëhej kjo masakër. Më 16 qershor, Ukshin Hoti u lirua nga burgu. Kur u nda nga ne menduam se do të shkojë në shtëpi. Më 19 maj ka ndodhur bombardimi i NATO-së, kanë pësuar mbi 20 të burgosur politikë. Më 21 maj kemi fjetur në oborrin e burgut, kurse më 22 maj, në orët e hershme, ka dalë një gardian nga pika vrojtuese dhe ka kërkuar që të rreshtohemi kinse për shkaqe sigurie. Aty kemi qenë afro 1000 mijë dhe kanë filluar të gjitha llojet e gjuajtjeve”, ka thënë Shabani.

Shabani ka thënë se pas ofensivës së forcave serbe mbi të burgosurit, ku bënte pjesë edhe vet, numri i të vrarëve ka qenë mbi 130 dhe i të plagosurve mbi 300 veta.

“Të plagosurve iu kemi dhënë ndihmën e parë. Të vrarëve që i kemi njohur ju kemi vendosur emër e mbiemër në mënyrë që të identifikoheshin prej të tjerëve. Ne kemi qëndruar aty. Kemi fjetur me të vrarët. Ka pasë njerëz pa koka e pa gjymtyrë –  pa pjesë të ndryshme të trupit”.

“Kemi qëndruar aty dhe s’kemi pasur shpresë. Bislim Zogaj ka qenë kyç në dhënien e ndihmës, pasi ka qenë i përgatitur që ta japë ndihmën e parë”, ka thënë Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat