Media serbe: Serbi, mjaft ke duruar “pafytyrësi”!

Lajme

Media serbe: Serbi, mjaft ke duruar “pafytyrësi”!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 22 maj 2019 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Gazeta e përditshme e Beogradit, “Informer”, në ditën e sotme, të 22 majit, ka publikuar një shkrim të marrë nga Portali Jugpress, lidhur me manifestimin tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, në Tërnoc e Bujanoc.

Siç bënë të ditur gazeta “Informer”, Bujanoci është duke përgatitur “Ditët e Komandant Lleshit”, ku do të luhet futboll në nderim të terroristëve!

“Informer”, shton se “Në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në Facebook, të dielën në mbrëmje është shpallur njoftimi për mbajtjen e manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, alias Ridvan Qazimi, një nga udhëheqësit e UÇPMB-së, që u vra në konflikt me forcat serbe të sigurisë, më 24 maj 2001, në afërsi të Tërnocit të Madh.

Në vazhdim “Informer” jep në detaje agjendën e manifestimit tradicional.

Ky shkrim tendencioz i “Informer”-it, vjen pas reagimit të Shoqatës së qytetarëve Lëvizja Serbe “Dveri”, nga Vranja, që të ndërpritet mbajtja e manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, nga autoritetet e Beogradit.

Në reagimin e kësaj Lëvizje serbe me emrin “Dveri”, thuhet, mes tjerash, se “Është e turpshme dhe e papranueshme për të festuar dhe përlëvduar njeriun që udhëhoqi rebelimin e armatosur të shqiptarëve në jug të Serbisë, në territorin e shtetit të Serbisë. Edhe më nënçmuese është fakti se këtë “manifestim”, në fakt, promovimin e separatizmit shqiptar dhe krijimi i një Shqipërie të Madhe, që mbështetet nga qeverisja lokale në Bujanoc “.

Në kudër të kësaj Kumtese, në shenjë reagimi, thuhet më tej se “Ditët e Komandant Lleshit”, nëse mbahet, do të jetë një provokim i ri i popullit serb që jeton në këtë rajon. Nëse autoritetet lejojnë që ajo të mbahen, do të jetë një tjetër humbje e shtetit të Serbisë, por gjithashtu një dëshmi se Aleksandër Vuçiq, nuk është i aftë të mbrojë jo vetëm interesat e serbëve në Kosovë, por edhe të popullit serb në Serbi”.

“Dveri” serb, këtë reagim e ka bërë në shenjë hakmarrje ngase, kohë më pare, në Bujanoc, nga drejtoria e Pallatit të Kulturës, nuk është lejuar të shfaqet filmi provokativ serbo-rus “Kufiri Ballkanik” me arsyetimin se, ai, mund të nxiste tensionet ndëretnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat