Banka Qendrore Evropiane nga 28 maj nxjerr dizajnin e ri të bankënotave 100 dhe 200 euro

Lajme

Banka Qendrore Evropiane nga 28 maj nxjerr dizajnin e ri të bankënotave 100 dhe 200 euro

Nga: F.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:45
Foto

Banka Qendrore Evropiane (ECB) do të lëshoj në qarkullim bankënotat e reja me vlerë 100 dhe 200 euro, që llogaritet të jenë dukshëm më të mbrojtura se deri tani.

Këto bankënota do të jenë nga seria “Evropa” ( ku në qarkullim tashmë janë bankënotat e 5, 10 , 20 dhe 50 eurove) ndërkohë që bankënota prej 500 euro nuk do të shtypet.

Të gjitha bankënotat e serisë “Evropa” kanë një dizajn të avancuar dhe elemente më të mira mbrojtëse nga seria e parë A, e cila edhe më tutje do të jetë në qarkullim paralel me bankënotat e reja.

Pas njoftimit se në mënyrë graduale do bëhet tërheqja e bankënotave prej 500 euro, këto bankënota nga seria e parë do jenë në qarkullim pa ndonjë afat dhe përdorimi do përcaktohet nga vendimi i veçantë i Bankës Qendrore Evropiane.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat