Edhe Odaloviç e quan provokuese kumtesën e vendeve të Kuintit: Reagimi i Vuçiqit logjik

Lajme

Edhe Odaloviç e quan provokuese kumtesën e vendeve të Kuintit: Reagimi i Vuçiqit logjik

Nga: F.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:31
Veljko Odaloviç

Ai ka thënë se reagimi i presidenti Vuçiq në kumtesën e vendeve të Kuintit në Prishtinë lidhur me presionet në votues në veri është logjike dhe e arsyeshme, pasi siç ka thënë “ në zgjedhjet e së dielës nuk ka ndodhur asgjë që do ishte shkas i reagimit ë këtillë”.

Presidenti Vuçiq ka thënë se ishte i befasuar me kumtesën e vendeve të Kuintit pas zgjedhjeve në veri, që e vlerësuan procesin zgjedhor të qetë, por përkujtuan se “ende ka çështje të pazgjidhura sç janë presionet që kanë përcjell zgjedhjet e vitit 2017”, duke konstatuar se nga kjo del se disa janë të pakënaqur që zgjedhjet kaluan qetë edhe në rregull.

Odaloviç ka thënë se “presidenti me të drejtë ka reaguar në marrëzitë e Kuintit. Porosia e tyre mund të sjell probleme serioze, sepse Prishtina mund të kontestoj rezultatin, ndërsa askush nga Prishtina nuk ka kontestuar ato, asnjë votë asnjë vendvotim. Kuinti diku ka rrëshqitur , diku ka bërë zhurmë dhe ka bërë gabim të madh” ka thënë Odaloviç .

Sipas tij, ky është tentim të hidhet hija në rezultatet e zgjedhjeve që Prishtinës dhe “kuanteve të ndryshëm” iu tha se serbët janë unik.

“Lista Serbe me daljen në zgjedhje dëshmoi se do të jetë pjesë e atyre institucioneve. Prishtina duhet të pranoj dorën e shtrirë nëse do të mendoj për ardhmëri. Atje nuk ka serbë tjerë. Këta janë serbët, me ta mund të vazhdohet të bashkëpunohet, të jetohet dhe të respektohen qëndrimet e tyre” – tha ai.

Lidhur me mbledhjen e Kuvendit për Kosovën, Odaloviç theksoi se nuk mund të pritet zgjidhje pas një mbledhje, por Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohet për atë çështje.

Në mbledhje duhet të marr pjesë edhe opozita sepse Kuvendi është vendi i punës së tyre dhe ata janë të thirrur të flasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat