Policia arreston pesë persona pas ceremonisë në Dubravë

Lajme

Policia arreston pesë persona pas ceremonisë në Dubravë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:39
Pistoleta e gjetur

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pesë persona janë arrestuar pas ceremonisë përkujtimore të Masakrës së Dubravës

Njëri nga të arrestuarit ishte edhe i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.

“Policia e Kosovës sot me datë 22.05.19 me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, konkretisht Stacioni Policor Istog ka zbatuar një Plan Operativ për siguri në perimetrin e jashtëm tek Qendra Korrektuese në Dubravë. Në momentin e fillimit të ceremonisë rreth orës 13:30 brenda perimetrit të burgut, përderisa moderatorja ishte duke i prezantuar mysafirët pjesëmarrës, shtetasi Sh. K. (m./K./sh.) ka prishur rendin dhe qetësinë publike në këtë ceremoni”, thuhet në komunikatë.

Tutje Policia thotë se oficerët korrektues kanë intervenuar dhe e kanë larguar të dyshuarin e lartcekur nga vendi ku po mbahej ceremonia si dhe disa persona tjerë që ishin bashkë me të, duke i dërguar ata jashtë perimetrit ku gjendeshin zyrtarët policor të Policisë Kosovës të cilët pastaj i kanë arrestuar 5 (pesë) personat e dyshuar.

“Në automjetin e të dyshuarit Sh. K. është gjetur një armë zjarri (pistoletë) të cilën e posedonte pa leje dhe arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në stacionin policor Istog”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat