Media serbe e zbulon: Serbia nuk dëshiron arbitrazh, përgatit kundër masa për Prishtinën!

Lajme

Media serbe e zbulon: Serbia nuk dëshiron arbitrazh, përgatit kundër masa për Prishtinën!

Nga: F.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 06:07
Ilustrim

Beogradi nuk do e nis procedurën e arbitrazhit për taksën që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë. Pasi UNMIK është deklaruar jokompetent, mundësia e vetme ishte të akuzohet “Republika e Kosovës”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”, kështu që hiqet dorë nga arbitrazhi.

Beogradi nuk do të nis procedurën e ankimimit në arbitrazh kundër Prishtinës për shkka të taksës, mirëpo po punohet në vendosjen e kundër masave të cilat do bëhen të ditura në ditët e ardhshme mëson “Novosti”.

Nga arbitrazhi është hequr dorë sipas burimeve mirë të informuara, pasi UNMIK në emrin e Kosovës është nënshkrues i marrëveshjes CEFTA ka deklaruar jokompetentë. Në këtë situatë ka mbetur akuzimi i “Republikës së Kosovës” ndërsa paraqitja e “Kosovës” si subjekt juridik në të drejtën ndërkombëtare dhe në iniciativë të vendit tonë, padyshim do të interpretohej si njohje e “shtetësisë” së saj prandaj opsioni i arbitrazhit është hedhur poshtë.

Kosova është bërë anëtare e plotë e CEFTA në korrik 2007, ndërsa marrëveshja për anëtarësi u nënshkrua nga UNMIK në emër të institucioneve të Prishtinës. “Novosti” ka kërkuar përgjigje nga misioni i UNMIK-ut pse janë deklaruar jokompetentë por nuk ka marr akoma përgjigje apo sqarim.

Sipas një interpretimi që është dëgjuar nga ekspertët e drejtësisë, është e mundur që ky mision i OKB-së është thirrur në imunitet, sepse sipas Konventës për privilegj dhe imunitet të OKB-së nga 1946 kundër kësaj organizate ndërkombëtare nuk mund të ngrit procedurë në gjykata.

Nga ana tjetër prej se Kosova është bërë anëtar e CEFTA, ajo nga UNMIK ka marr të gjitha përgjegjësit lidhur me marrëveshjen, ndërsa pushteti në Prishtinë kanë parashtruar kërkesën në BE që UNMIK mos të i përfaqësoj më në CEFTA.

Për shkak të taksës së vendosur nda prodhimeve serbe me 21 nëntor , Serbia që nga atëherë deri në fund të prillit ka pësuar dëm mbi 150 milionë. Përkatësisht sipas të dhënave të qeverisë në baza ditore humb rreth 1 milionë.

Një ndër kundër masat e Beogradit ndaj Prishtinës mund të jetë ndalimi i kamionëve të tyre me mall që shkojnë në BE. Në atë rast ka rrezik që Serbia të akuzohet për shkelje të marrëveshjes së stabilizimit dhe bashkëngjitjes së BE-së, për këtë shkak secili hap matet mirë. Për strategjinë tonë të ardhme ndaj masave të çmendura të vendosura nga qeveria e Ramush Haradinaj mund të bëhet fjalë të premten kur në Beograd arrijnë përfaqësuesit politik të popullit serb nga Kosova.

Barriera nëse vjen tek dorëheqjet

Nëse kryetarët e sapozgjedhur në komunat në veri të Kosovës do të vendosin të japin dorëheqje në këto funksione, sepse Prishtina edhe më tutje nuk ka heur taksat, ka gjasa të mëdha që pushteti qendror të iu ndaloj pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale me arsyetimin se “ luajnë me procesin zgjedhor ".

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri ishin shpallur , pasi kryetarët e katër komunave të veriut në nëntor patën dhënë dorëheqje sepse kanë konsideruar se taksat janë shkelje e të drejtës ekonomike dhe të njeriut të serbëve në Kosovë, ndërsa kur Lista Serbe kumtoi se do të marr pjesë në zgjedhjet lokale është lënë e hapur mundësia e dorëheqjes së sërishme, pas procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat