Peshkipi i Dyseldorfit Grigorije: Vuçiq na tha të sillemi sikur Kosova është e jona, derisa një ditë të na zgjojnë dhe të kuptojmë të vërtetën

Lajme

Peshkipi i Dyseldorfit Grigorije: Vuçiq na tha të sillemi sikur Kosova është e jona, derisa një ditë të na zgjojnë dhe të kuptojmë të vërtetën

Nga: F.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:39
Peshkipi i Dyseldorfit Grigorije

Peshkopi i Dyseldorfit në Gjermani Grigorije ka deklaruar se nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kur erdhi në Kuvendin e Kishës Ortodokse Serbe, nuk pati rast të dëgjoj cili është plani i tij për Kosovën, sikur që askush i pranishëm në sallën ku u mbajt takimi nuk dëgjoi këtë, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai në intervistën dhenë të përjavshmes "Koha" ka treguar se Vuçiq ka thënë "gjatë bisedimeve të shumë viteve, palën e kundërt ia doli ta kthejë në drejtim në të cilin ishte q nga fillimi, por me veprime destruktive që kanë ardhur nga mjediset vendore këto bisedime kanë shkuar në drejtim të gabuar për ne".

"Presidenti ka nënvizuar edhe këtë se ne rastin historik e kemi humbur dhe mund të sillemi edhe ndonjë kohë me idenë se Kosova është e jona, por pastaj një ditë dikush do të na zgjojë dhe kuptojë të vërtetën këndellëse, sikur që ishte rasti me Malin e Zi", ka thënë peshkopi Grigorije.

"Pala shqiptare ka shtuar ai, ka ndihmën e pakursyer nga vendet perëndimore, ndërsa bisedimet janë shndërruar në mundim të vërtetë pasi gjatë bisedimeve jo rrallë dalin fjalë të ashpra dhe marr në përgjithësi çështja është sipas fjalëve të tij është çështje  kohe ku dhe në cilën mënyrë do shpërthej ulçera ", ka transmetuar peshkopi Grigorije, duke sqaruar edhe çka ka thënë Vupiq në pyetjen e tij për planin si të dilet nga situata e jashtëzakonshme kur është fjala për Kosovën.

Peshkopi Grigorije ka thënë se një pjesë e bisedës ka qenë në formë të dialogut normal,  “mirëpo” më vonë ka kaluar në sulm ndaj peshkopit të Rashkës – Prizrenit Teodosije".

"Kjo jo që nuk ishte dialog por ishte sulm i hapur pa asnjë bazë, gjë që nuk e kishte vendin. Peshkopi Teodosije edhe njëherë ka treguar një durim befasues dhe qetësi ndonëse takimi ka shkuar në drejtim të gabuar dhe biseda sipas mendimit tim ka humbur çdo kuptim", ka thënë Grigorije.

Peshkopi Grigorije po ashtu ka thënë se disa peshkop, ndër të cilët edhe ai ishin aty pikërisht për peshkopin e Rashkës-Prizrenit, vëllait të tyre në krishtin, pasi tema ishte në fushën në të cilën ai drejton me Kishën.

"Nuk kemi mundur, pra të mos marrim pjesë në takim, për shkka të temës në të cilin duhet të bisedohej dhe për shkka të peshkopit Teodosije, që është bartës i barrës më të rëndë të mbijetesës së popullit tonë në Kosovë", ka thënë peshkopi Grigorije.

Ai ka thënë se mitropoliti malazez-bregdetari Amfilohije " si një plak i mençur, ka tentuar çdo moment që bisedën ta kthej në rrugë të drejtë, me qetësi duke i fol presidentit Vuçiq se ne jemi aty që të bisedojmë qetë duke u shërbyer me argumente dhe gjërat nuk duhet përjetuar në atë masë personalisht ".

Sipas fjalëve të peshkopit Grigorija, edhe peshkop të tjerë kanë shtruar pyetje dhe kanë shpreh qëndrimet e tyre " në kuptimin e lëvdatës dhe kritikës".

"Në fund çdo gjë megjithatë u soll në fund, por pa asnjë rezultat, konkluzion dhe pa plan të parashtruar që do të mund të ofronte zgjidhje konkrete dhe dalje nga situata aktuale në Kosovë", tha peshkopi Grigorije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat