Gjenerali Xhekson përshkruan situatën e hyrjes në Kosovë dhe rrezikun e luftës tretë botërore

Lajme

Gjenerali Xhekson përshkruan situatën e hyrjes në Kosovë dhe rrezikun e luftës tretë botërore

Nga: F.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:08
Majkl Xhekson

Xhekson për BBC: Në Kosovë për pak nuk nisi lufta e tretë botërore

Atë nate qershori në vitin 1999 sytë e gjithë Jugosllavisë ishin drejtuar kah ekranet televizive, ku nga errësira në afërsi të qytetit maqedon Kumanovë para tendës ushtarake me porosi të rëndësishme doli gjenerali britanik i NATO-së Majkl Xhekson.

Nënshkrimi i tij u gjend në marrëveshjen e Kumanovës me të cilën pas 78 ditë morën fund bombardimet e RSJ dhe për Xhekson nisi operacioni i vendosjes së misionit të KFOR-it në Kosovës, ku ai do ishte komandanti i parë i saj.

Tash 20 vjet pas , në pyetjen nëse e kupton rëndësinë historik të atij moment, ai qesh dhe thotë se shpreson se ka qenë mjaftueshëm i ndërgjegjshëm.

"Më vinte mirë dhe ishte lehtësim sepse u arrit marrëveshja, nuk vazhdonte më lufta“, thotë në bisedë për BBC.

Nga kafeneja në tendën ushtarake

Parimet politike sipas të cilave ushtria e Jugosllavisë dhe forcat e MPB të Serbisë të tërhiqen nga Kosova, ndërsa forcat e NATO-së të hyjnë në atë territor duhej të realizohej në praktikë.

Ishte detyrë në njërën anë e gjeneralit britanik të NATO-së Xhekson dhe në anën tjetër e delegacionit të SRJ në përbërje gjenerali i policisë Obrad Stevanoviç, gjenerali i ushtrisë Svetozar Marjanoviç, përfaqësues të ministrisë së jashtme etj.

Dita e parë e bisedimeve u zhvillua në kafe „Evropa“ në Bllace në territorin maqedon menjëherë afër kufirit me Jugosllavinë.

"Kjo ishte rastësi dhe nuk kishte ndonjë simbolikë me emrin” sqaron Xhekson dhe shton se më pas bisedimet janë transferuar në bazën franceze në Kumanovë, sepse delegacioni serb nuk ishte kishte siguri deri te "Evropa“.

Bisedimet ishin të gjata edhe të rënda “Mbaj mend se ata shkonin në territorin serb që të kontaktonin me palën jugosllave “ thotë Xhekson.

"Serbia ishte e shqetësuar rreth vakuumit të sigurisë kur do tërhiqeshin ushtria edhe policia dhe dëshironte që hyrja e NATO-së në Kosovë të bëhej sa më shpejt që mundet “, kujton Xhekson.

"Nuk kam dashur të nis luftën e tretë botërore“

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka pritur më shumë gjumë para realizimit të planit të përgatitjes së hyrjes së NATO-së në Kosovë.

Por jam zgjuar me alarmin se trupat ruse janë future në Kosovë, deri asokohe ishin pjesë e SFOR-it në Bosnje dhe Hercegovinë pasi kishin ngjyrosu shenjat dhe të parat arritën në aeroportin e Prishtinës.

"Ne kemi pritur që të na bashkohet kontingjenti i forcave ruse sikur në Bosnje. Dhe unë e kam mbështet këtë para së gjithave për shkka të lidhjeve kulturore dhe fetare të popujve rusë dhe serbë dhe Kishës. Por mënyra dhe koha kur kjo është bërë nuk ishte pjesë e planit “, përshkruan Xhekson situatën që ka befasuar të gjithë edhe në NATO edhe në Bruksel.

Gjenerali amerikan Uesli Klark, komandant I forcave të aleancës ka urdhëruar ndalimin dhe largimin e tyre nga aeroporti apo bllokimin e furnizimit.

"Qartë i kam thënë se kjo nuk është mandatin tonë të marr nga OKB dhe se gjërat mund të shkojnë keq, jo sipas planit jo me qëllim por mund të ndodhë. Duhej evituar mundësinë e konfliktit direkt.“

NË librin autobiografik Xhekson thotë se Klarkut ia ka tërheq vërejtjen se nuk do të nxis luftën e tretë botërore, ndërsa tash shprehet se ishte shumë i brengosur.

Kur shqiptarët dhe serbët ndërrojnë rolet

Forcat e gjeneralit Xhekson të parat kanë hyr në territoret e djegura të konfliktit.

„ishim të vetëdijshëm se lufta me ushtrisë së Jugosllavisë dhe ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte brutale sikur që edhe NATO ka bombarduar pozicionet e ushtrisë, por rezultatet nuk kanë qenë sikur kanë menduar njerëzit.“

"Problemi i Kosovës, si e kanë vërejtur shumica në perëndim ishte represioni ndaj shqiptarëve të Kosovës. Për fat të keq ishte tragjike që pas tërheqjes së trupave serbe kemi pasur situatë të kundërt – disa shqiptarë kanë menduar se është rasti i volitshëm të kryejnë represalie ndaj pakicës serbe. Kishim problem sit ë ia bëjmë me UÇK si të çarmatoset dhe demilitarizohet.“

KFOR ishte asokohe pushteti i vetëm në Kosovë, pasi me forcat serbe kanë shkuar edhe shumë të zhvendosur serbë.

"Ajo që na ka befasuar ishte se Serbia ka udhëheq me Kosovën si me koloni të saj, të gjitha organet shtetërore ishin serbe, Përveç ushtrisë dhe policisë, pushteti civil, spitalet,universiteti, shkollat, sistemi energjetik, çdo gjë ishte nën kontroll të serbëve. Pastaj shumë njerëz shkuan, ndonëse me marrëveshje nuk ishte parashikuar kjo, pasi tërheqja kishte të bënte veç me forcat e armatosura“, përshkruan Xhekson duke thënë se forcat e tij janë marr edhe me administratë deri sa nuk është vendosur sistemi civil.

"Kam fjetur nga 5 orë"

Nga koha e distancës 20 vjeçare, Xhekson mendon se KFOR ka kryer çdo detyrë të ngarkuar dhe në insistimin nëse ka mund të bëhej më shumë, ai shprehet „ Është e vërtetë se kam fjetur vetëm 5 orë në natë, çka ndoshta nuk është dashur të bëjë? Por, nuk mundeni përgjithmonë pa gjumë.“

Ai është i bindur se forcat e tij kanë kryer me sukses misionin që e përshkruan shumë të vështirë.

"Kemi ndihmuar njerëzit që ishin në situate të pamundura, këtu numëroj edhe Serbinë, ajo erdhi në situatë të pamundur me Millosheviqin. KFOR-I ka ndihmuar jo vetëm Kosovën por edhe ardhmërinë e Ballkanit.“

Në pyetjen nëse mendon se ka miq edhe ndër serbët e Kosovës, ai përgjigjet: „Dëshiroj të besoj se kam”.

„Mbaj mend një prift të Kishës Ortodokse Serbe që tash është një nga përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, shumë herë më ka ftuar në drekë në manastir, shpesh për të më thënë se ku po gaboj “, përshkruan takimet me serbët e Kosovës.

"Ballkan më ka hyrë nën lëkurë“

Xhekson sot ka 74 vjet dhe jeton në Britaninë e Madhe. Vetën e përshkruan si “gjysmë pensionist”, si ushtarak nuk është më i angazhuar, por mban ligjërata fjalime motivimi dhe këshillon klientë të ndryshëm.

Në Ballkan udhëton shpesh, por nuk përcjell situatën në mënyrë detaje.

"Kur e dini se kam qenë në Bosnjë në vitin 1995, e dini se Ballkani më ka hyr nën lëkurë.“

Xhekson e kupton pse NATO në Serbi është akoma jo popullor duke e pranuar se intervenimi ushtarak i vitit 1999 edhe më tutje ka lënë gjurmë.

„Shikuar në mënyrë hipotetike, nëse Serbia do dëshironte të bëhej pjesë e NATO-së, në këtë nuk do shikohej me sy të mirë në Moskë. Por, kjo është çështje e pushtetit serb dhe qytetarëve të Serbisë “, përfundon gjenerali që në ushtrinë e mbretërisë ka shërbyer 45 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat