Vuçiq: Duhet të shpejtojmë zgjidhjen, të rrisim përpjekjet të zgjidhim çështjen e Kosovës - Bota Sot
Vuçiq: Duhet të shpejtojmë zgjidhjen, të rrisim përpjekjet të zgjidhim çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Duhet të shpejtojmë zgjidhjen, të rrisim përpjekjet të zgjidhim çështjen e Kosovës

Nga: F. B. Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:55
Aleksandër Vuçiq

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shreder në konferencën "Ëorld minds" në Beograd ka thënë se “zgjidhja më e lehtë është të pranohet Serbia në BE dhe pastaj të zgjidhet çështja e Kosovës” shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në këtë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia ktheu se kjo për fat të keq nuk do të ndodhë.

"Sipas mendimit tim, zgjidhja më e lehtë është pranimi së pari i Serbisë në BE e tek pastaj shqyrtimi i zgjidhjes së mundshme të Kosovës. Që mos të jem negativ mendoj se Serbia është në rrugë të mirë", ka thënë Shreder.

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për pjesën ekonomike, Serbia përmbush të gjitha kushtet, ndërsa disa është mbi kriteret e kërkuara.

Shreder këtë e tha gjatë konferencës "Ëorld minds" së bashku me presidentin Vuçiq, që udhëhiqet nga drejtori i  "Ringier" Mark Valder, në pyetjen e Valder si i duket çështja e Kosovës pasi Vuçiq ka thënë se “se jemi të humbur në kohë dhe hapësirë”.

"Do të ju them sinqerisht, kemi biseduar rreth kësaj gati 5 orë pastaj mora porosinë: Duhet të shpejtojmë zgjidhjen, të rrisim përpjekjet të zgjidhim çështjen e Kosovës. Prishtina nuk mund të konsolidohet pa Serbinë, ndërsa ne do të bëjmë më të mirën që mundemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin", ka thënë Vuçiq.

Pas konstatimit të Vuçiq se kanë raporte dhe bashkëpunim të mirë me Rusinë dhe presidentin Putin, ai përmendi projektin e gasit që synon të ndërtoj Serbia si interes i sja ekonomik e zhvillimor.

Lidhur me raportet serbe e ruse , Shreder ka thënë se Rusia gjithsesi është partner i mirë.

"Historikisht ekzistojnë lidhje pozitive në mes Serbisë dhe Rusisë, nëse shikojmë ShBA ata kanë agjendën e vetë dhe aktualisht janë kthyer kah Kina. Rusoa gjithsesi është partner i mirë, kur është çështja e gasit dhe të tjerave ", tha Shreder.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...