‘Në shtator propozoj zgjidhje të reja’

Lajme

‘Në shtator propozoj zgjidhje të reja’

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:29
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder në konferencën World Minds në Beograd.

Vuçiq tha se Serbia dëshiron të jetë në BE dhe njoftoi se do të propozojë zgjidhje të reja në shtator.

"Askush nuk do ta tërheqë Serbinë në BE, në mënyrë që vetëm atëherë të zgjidhë problemet e saj të brendshme. Sot, problemi kryesor evropian janë zgjedhjet për Parlamentin e BE-së. Diku në shtator do të propozoj zgjidhej të reja se si të zgjidhim problemin e kufijve, tregut të përbashkët. Gjithsesi duam të jemi në shoqërinë e BE-së", tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes se ku ai e sheh veten në rrugën e Serbisë drejt hyrjes në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat