Serbia me raport për Kosovën, ja për çka bëhet fjalë

Lajme

Serbia me raport për Kosovën, ja për çka bëhet fjalë

Nga: F. B. Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:37
Flamuri i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq ka deklaruar se raporti për Kosovën do shpallet publikisht, kështu që të gjithë deputetët dhe mediat do njihen me të deri në mbledhjen e së hënës, ndërsa në te do marrin pjesë ata që ndjehen përgjegjës për votuesit dhe të cilët kanë qëndrime për Kosovën, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ajo ka thënë se pret që debati të jetë me mbajtje dhe të zgjas, duke njoftuar se i pari do flas presidenti Vuçiq rreth dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për 7 vjet dhe gjendjes në Kosovë.

Gojkoviq ka thënë se pas fjalës së presidentit dhe shefave të grupeve parlamentare edhe deputetët do të und të komentojnë raportin  dhe të shprehin qëndrimet e veta.

Ajo ka njoftuar se (e ashtuquajtura) zyra për Kosovë do të dorëzoj sot raportin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Raporti do të jetë i qasshëm për deputetët dhe do publikohet deri në fillim të mbledhjes.

"Me këtë do përmbushen të gjitha kushtet që deputetët të njihen me përmbajtjen e raportit rreth rrjedhës së bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

Sipas Gojkoviq ata që paraprakisht thonë se nuk do marrin pjesë në mbledhjen e 27 majit fshehin faktin se sot të kesh qëndrim për Kosovën është trimëri dhe mençuri.

“Ndoshta nuk kanë çfarë të thonë dhe e kanë më lehtë të sulmojnë ata që kanë, ndërsa disa duan të fshehin se deputetët i kanë lënë kur ishin jashtë parlamentit”, tha Gojkoviq.

Mbledhja do filloj në ora 16.00 sipas rregullores së Kuvendit ndërsa fjalën do marrin me leje të kryetares: "Konsideroj se kjo është mbledhje shumë e rëndësishme e Kuvendit Popullor dhe ftoj të gjitha grupet e deputetëve që të marrin pjesë”, tha Gojkoviq.

Ajo tha se deputetë të veçantë kërkojnë arsyetim për mos pjesëmarrje, por është e bindur se ia kanë borxh votuesve pjesëmarrjen dhe qëndrimin për çështjen me rëndësi.

“Nëse nuk vijnë të hënën dhe nuk marrin pjesë në shqyrtimin me rëndësi, atëherë dëshmojnë  se nuk e kanë me rëndësi atë që mendojnë qytetarët e Serbisë rreth Kosovës", tha Maja Gojkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat