Çka përmban raporti për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë?

Lajme

Çka përmban raporti për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë?

Nga: F.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:35
Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Aleksandar Vuçiq

Serbia është e vendosur në vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, sapo të krijohen kushtet dhe nuk qëllim të ndalohet nga qasja e qetë e zgjidhjes së problemit të Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo thuhet në raportin për bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 deri në maj të vitit 2019 që sot u dorëzua në Kuvend si lëndë për shqyrtim.

"vetëm kështu mund të krijohen kushte për përparim të mëtutjeshëm të normalizimit të raporteve të Beogradit me Prishtinën, por edhe pajtimit historik të popullit serb me popullin shqiptar në të cilin Serbia me zell punon dhe do vazhdoj të punoj në të ardhmen ", shkruan në raportin e zyrës (së ashtuquajtur) të Qeverisë së Serbisë për Kosovë që do prezantohet të hënën në parlament, ku do të marrin pjesë presidenti Vuçiq, kryeministrja Brnabiç dhe drejtori Gjuriq.

Në fillim të raportit konstatohet se Qeveria e Serbisë në vitin 2013 ka kërkuara nga Kuvendi Popullor ka marr miratimin për fillim të dialogut me institucionet e përkohshme në Prishtinë.

Miratimin për udhëheqje të dialogut politik është dokument me emrin “rezoluta për parimet bazë për bisedime politike me institucionet vetëqeverisjes në Kosovë që në janar 2013 ka caktuar ‘vijat e kuqe’ të Serbisë që gjatë dialogut prezanton bazën dhe kuadrin e veprimit të pushtetit ekzekutiv në proces.

Në raport thuhet se serbët e Kosovës me marrëveshjen e parë fituan të drejtën e organizimit të organeve lokale në krahinë, ndërsa kritikat se Serbia me atë marrëveshja ka pranuar heqjen e institucioneve të veta lokale janë trillim.

"Serbët kanë fituar të drejtën e formimit të bashkësisë së komunave serbe si mekanizëm shtesë institucional në mbrojtjen e të drejtave në krahinë” thuhet në raport.

Në dokument janë nxjerr disa përfundime në lidhje me politikën e Serbisë, ndërsa i pari se Beogradi me përzgjedhjen e parimit paqësor për përkushtim aktiv dhe angazhim në bisedime krijoi “ befasi strategjike të llojit të vetë”.

Ky përfundim si thuhet vërteton faktin se institucionet e Prishtinës që nga 2013 kanë tentuar të largohen nga përmbushja e obligimeve nga dialogu dhe braktisja e këtij procesi, apo të detyrojnë Serbinë të bëjë të njëjtën.

Vlerësohet se ky fakt dëshmon qartë se procesi i bisedimeve dhe realizimi i marrëveshjeve në bazë nuk janë interesi i Prishtinës prandaj ajo vazhdon të rrëzoj tërësisht.

Në raport thuhet se dialogu në çdo kuptim ka punuar në interes të palës serbe që në periudhën bisedimeve ia doli të ruaj paqen dhe stabilitetin në krahinë dhe më gjerë dhe në atë kohë nuk kishte kriza të sigurisë.

Po ashtu thuhet se rrjedhja e dialogut ishte e dobishme për të gjitha palët dhe se vetëm në atë rrugë mund të sigurohet paqja e përhershme dhe stabiliteti si vlerë madhore.

Edhe një përfundim ka të bëjë me angazhimin e Serbisë në dialogun politik qartë ka pasur sukses që pjesërisht të amortizoj qëndrimin e pa kompromis të mbështetësve të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës.

"Duke pasur parasysh në kërkesat gjithnjë e më të shpeshta që me bisedime të gjendet zgjidhja gjithëpërfshirëse e përhershme për Kosovën, është e qartë se ata më nuk e konsiderojnë punë të kryer ", thuhet në raport.

Ndër konkluzat është se Serbia në bazë ka pasur sukses të mbroj interesat e veta në krahinë në kontekstin e integrimit evropian pa bërë lëshime përmbajtësore. Përkundër kritikave të lidhura me kinse dorëzimin e institucioneve serbe në veri, në atë hapësirë si thuhet serbët aktualisht dominojnë në të gjitha proceset politike, polici, gjykata etj.

Ka pasur gjithsejtë 188 takime, prej të cilave 24 në nivelin e lartë politik, 45 marrëveshje që kanë sjell përfitim për palën serbe në Kosovë.

Ndër dobitë për palën serbe është marrëveshja për urën, me çka bashkësia ndërkombëtare është pranuar dhe respektuar shqetësimi i serbëve në Mitrovicë për siguri.

Po ashtu faktori ndërkombëtar me pranimin e marrëveshjes nga dialogu ka pranuar se në kuadër të sistemit të drejtësisë të institucioneve të Prishtinës ka nevojë për mbrojtje shtesë të drejtave politike, fetare të serbëve, që janë dukshëm më të gjerë se ligjet që janë aktualisht në fuqi në Prishtinë.

Me arritjen e marrëveshjes për liri të lëvizjes dhe marrëveshje tjera është siguruar mbrojtje e parimeve të neutralitetit kur është në pyetje prezantimi i Prishtinës në organizatat regjionale dhe shfrytëzimi i dokumenteve personale dhe të udhëtimit thuhet në raport.

Në serinë e marrëveshjeve për drejtësi është siguruar siguria e plotë e serbëve, ndër tjera erdhi te zgjerimi i shkëmbimit të mallrave, ku Beogradi deri në vendosjen e taksës ka arritur përfitim mbi një miliardë euro. Si një përfitim tjetër është mbrojtja ekzekutive e pasurisë private të serbëve dhe Kishës.

Mbledhja e Kuvendit të Serbisë për Kosovën do mbahet më 27 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat