“Ataku ndaj Kadri Veselit e ka ndryshuar PDK-në, kjo situatë ka pasoja fatale”!

Lajme

“Ataku ndaj Kadri Veselit e ka ndryshuar PDK-në, kjo situatë ka pasoja fatale”!

Nga: N.Sh Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:18
Kadri Veseli

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, thotë se ataku sistematik këtë jave ndaj Kadri Veselit ka ndryshuar edhe PDK-në.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, nuk ka anëtarë që nuk flet e shkruan për nevojën e madhe, pra për betejën me të keqën.

Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa.

Ai thotë se kjo situatë ka edhe pasoja fatale.

Ja postimi i plotë:

Ataku sistematik dhe mire i organizuar këtë javë në z.Veselin, ka ndryshuar edhe PDK- në.

Prononcimi i sakët dhe korrekt, duke mos e lenë asnjë mëdyshje për qëllimet, vizionin, si dhe gatishmëria për t‘i shpallë luftë paqartësive e dy kuptimësive, ka ndikuar që të mirret një kurs shumë më dinamik.

Nuk ka antarë që nuk flet e shkruan për nevojen e madhe per një betejë të ashper me te keqen. Pra, s‘ka kthim mbrapa. Tani, krejt kjo situatë ka edhe nje pasojë fatale, pra shumë fatale, për të gjithë ata që në këtë kurs, nuk dinë, nuk duan apo edhe e ndiejnë që kanë marrë shumë hapsirë e pushtet mbrenda saj, nënkuptohet, pa e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat