Daçiq falënderon ambasadorin spanjoll për qëndrimin rreth Kosovës

Lajme

Daçiq falënderon ambasadorin spanjoll për qëndrimin rreth Kosovës

Nga: F.B. Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:48
Ivica Daçiç

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiç ka falënderuar ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në largim Migel Fuertes në qëndrimin parimor të pozicionit të Spanjës në lidhje me Kosovën dhe në mbështetjen e fortë Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Si thuhet në kumtesën e ministrisë, Daçiq ambasadorit Fuertes që pas përfundimit të mandatit lëshon Serbinë iu ka falënderuar në angazhimin personal që ka kontribuar në bashkëpunimin e suksesshëm dhe konstruktiv mes dy vendeve.

Nga të dy palët është vlerësuar se raportet mes  Serbisë dhe Spanjës kalojnë nëpër periudhën më të mirë dhe mund të vlerësohen si strategjik dhe të privilegjuar.

Daçiq ka nënvizuar se po ashtu se Spanja mund të llogaritet në mbështetjen e fortë të Serbisë në integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.

Ai potencoi se dëshira e Serbisë për raporte bilaterale me Spanjësn të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, n çka do kontribuonte vizita e mbretit të Spanjës Filip VI, që pritet të realizohet sivjet, ndërsa para formimit të qeverisë spanjolle mund të ketë vizita të zyrtarëve spanjoll në Beograd.

Gatishmëria për avancimin e raporteve është vërtetuar edhe me vendimin që nga 1 qershorit të vendosjes së linjës fluturuese mes Beogradit dhe Madridit, përkatësisht Barcelonës dhe mbajtja e forumit afarist Serbia-Spanja në qershor të këtij vitit në Madrid.

Fuertes është shprehur se kishte kënaqësi të punoj në vendin me të cilin Spanja ka raporte miqësore dhe ka shfrytëzuar rastin që edhe njëherë të falënderoj udhëheqësit e Serbisë në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat