Do të mbyllet për qarkullim një pjesë e Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkak punimet

Lajme

Do të mbyllet për qarkullim një pjesë e Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkak punimet

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:00
Podujevë

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të fazave të reja të ndërtimit në Rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një segment i kësaj rruge do të mbyllet për qarkullim të automjeteve, raporton Bota sot.

Nga data 27.05.2019 (e hënë) do të mbyllet për qarkullim pjesa e kësaj rruge, që fillon nga udhëkryqi i rrugës magjistrale te Hotel “Besiana” deri te udhëkryqi i rrugëve “Besnik Restelica dhe “Vëllezërit Frashëri” (te marketi “Interex”).

Gjatë kësaj faze të realizimit të këtij projekti në këtë segment rrugor do të bëhet largimi i shtresës ekzistuese të asfaltit, gërmimet deri në thellësinë e projektuar, gërmimi i kanaleve tërthore për instalimet e ndryshme, kyçjet tërthore individuale dhe të pusetave të ujëmbledhësve, ndërtimi i trotuarit dhe vendosja e shtresës së asfaltit. /Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat