I burgosuri arratiset nga QKU, arrestohet oficerët e Shërbimit Korrektues

Lajme

I burgosuri arratiset nga QKU, arrestohet oficerët e Shërbimit Korrektues

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:44
Pamje nga QKUK

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, arratisje e personit te privuar nga liria.

Rasti  ka ndodhur sot rreth orës 4 të mëngjesin  në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar: A.K. 23 vjeçar.

I  dyshuari  ka qenë  nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës  zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona : F. Sh. 53 vjeçar dhe R. Z.  42 vjeçar.

Të njëjtit pas intervistimit,  me urdhër  të prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën penale: ,undësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat