Tadiç: Kush merr pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, shfajëson Vuçiqin

Lajme

Tadiç: Kush merr pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, shfajëson Vuçiqin

Nga: F.B Më: 25 maj 2019 Në ora: 06:07
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDS) Boris Tadiç ka vlerësuar se prania e opozitës në mbledhjen e Kuvendit për Kosovën do të ishte “shfajësim” i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në politikën shtatë vjeçare jo transparente dhe heqjen e dialogut në shoqëri.

Tadiç në edicionin e vikendit në gazetën “Danas” ka thënë kjo do të thoshte edhe pjesëmarrje në “cirkun” e Vuçiqit në të cilin tenton që me caktimin e mbledhjes  tek bashkësia ndërkombëtare dhe opinioni atje “ të krijoj përshtypje se bojkoti i parlamentit nuk do të thotë se pushteti i tij është autokratik dhe ka anuluar parlamentarizmin ".

"Para së gjithave nuk bëhet fjalë për mbledhjen kushtuar Kosovës, por manipulim me çështjen e Kosovës me qëllim krijimit të pamjes për punën në parlament. Ai që merr pjesë në këtë manipulim nuk forcon por dobëson parlamentarizmin në Serbi", theksoi Tadiç.

Ai ka thënë se caktimi i mbledhjes “farsë propagandistike” ashtu që Vuçiq të paraqes opozitën si jo përgjegjëse dhe jo interisimin për çështje kyçe kombëtare.

Tadiç ka tërhequr vërejtjen se opozita nuk ka nis bojkotin e parlamentit për shkak temave por për shkak të sjelljes së shumicës udhëheqëse me të cilën ia humb kuptimin pjesëmarrjes në parlament.

Si ka thënë ai, nuk pret që Vuçiq në mbledhje të thotë diçka konkrete sepse “ asnjëherë asgjë konkrete nuk ka propozuar, përveç që ka konstatuar se të gjithë kanë refuzuar planin e tij, të cilin askush asnjëherë nuk e ka pa as nuk e ka dëgjuar ".

Mbledhja e Kuvendit të Serbisë për Kosovë u caktua me 27 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat