Vazhdon propaganda serbe: Nuk ka pranim për shtetin e rrejshëm – Kosovës iu refuzua hyrja në 9 organizata botërore

Lajme

Vazhdon propaganda serbe: Nuk ka pranim për shtetin e rrejshëm – Kosovës iu refuzua hyrja në 9 organizata botërore

Nga: F.B Më: 25 maj 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Po ashtu në periudhën nga vitit 2014 deri në vitin 2018 sipas ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë 13 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Nga viti 2014 deri në ditët e sotme është pamundësuar hyrja e të ashtuquajturës Kosovë në 9 organizata të ndryshme ndërkombëtare, në të njëjtën kohë për këto katër vite 2014-2018 13 vende të ndryshme anekënd botës kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo shkruan në raportin e prezantuar në prag të mbledhjes së Kuvendit Popullor të Serbisë për Kosovën, ku raportohet për periudhën e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës nga maji 2013 deri tash.

Këto 9 organizata botërore në të cilat Kosova nuk pati sukses të anëtarësohet janë : UNESCO, Organizata Botërore e Doganave, Interpol, Organizata Ndërkombëtare e verërave (IOV), Unioni Evropian i Studentëve, Organizata Ndërkombëtare  e Institucioneve revizore, Rrjeta e Transmetimit Operative Evropiane e Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Shoqata Ndërkombëtare e Aero-transportuesve.

Ndërkohë sipas këtij raporti që do i prezantohet edhe Kuvendit, gjatë të njëjtës periudhë nga 2014 deri 2018 janë 13 shtete që kanë tërhequr njohjen e Kosovës, këto janë: Ujdhesa Solomon, Surinam, Burundi, Liberia, Papua Guinea e Re, Lesoto. Komonvelt Bomenika, Grenada, Komori, maqdagaskari, Palau, Guineja Bisao dhe Sao Tome dhe Principe.

Ndërsa vendet që kanë njohur Kosovën në të njëjtën periudhë (2014-2018) janë: Tonga, Singapur, Antiga dhe Barbuda, Togo, Bangladesh dhe Barbados,  thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat