Mesila Doda “thumbon” prapë Baton Haxhiun: Mashtrues ordiner

Lajme

Mesila Doda “thumbon” prapë Baton Haxhiun: Mashtrues ordiner

Nga: D.RR Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:31
Baton Haxhiu dhe Mesila Doda

Ish deputetja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Mesila Doda, përmes një postimi të saj në Facebook, ia ka kushtuar tërthorazi Baton Haxhiut, me të cilin pati një debat të nxehtë politik në një studio, e që për pak eskaloi në përplasje fizike.

Doda e quajti gënjeshtarë dhe mashtrues ordiner Haxhiun, ndërsa në postimin e saj në Facebook, ajo shkruajti përsëri duke aluduar në Haxhiun.

“Ai momenti kur njeriu genjen me pasion jo vetem kur flet, po edhe kur shkruan... mos quhet letersi??? Ncuk, letersia eshte imagjinate... ky eshte thjesht mashtrues ordiner!!!”, ka shkruar ajo, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat