Stefanoviç: Shikimi ynë për statusin e Kosovës është i njohur

Lajme

Stefanoviç: Shikimi ynë për statusin e Kosovës është i njohur

Nga: F.B Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:24
Borko Stefanoviç

Partia e Lirisë dhe drejtësisë ka prezantuar propozimin e deklaratës për pajtim të popullit serb dhe popullit shqiptar që parashikon rrugën e zgjidhjes së problemeve jetësorë, ndërsa çështja e statusit është lënë anash për shkka të qëndrimeve të kundërta të palëve, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Kjo është përzierje e thirrjes për pajtim, promovim të gjërave të mira dhe të përbashkëta nga e kaluara dhe largimi i pengesave që rëndojnë raportet", ka thënë nënkryetari i SSP Borko Stefanoviç, ish-shefi I ekipit negociues me Prishtinën duke shtuar se "dy oligarkitë", në Beograd dhe Prishtinë nuk mund të sjellin pajtimin.

Ai ka thënë se dokumenti I ofruar përbën, "drejtim të qartë të lëvizjes së dy popujve  që nuk duan të jenë të robëruar në gropat e urrejtjes dhe shqyrtimet e pandashme shikimi i të cilëve për statusin është më i drejtë".

"Shikimi ynë për statusin është I njohur, ne nuk duam që në këtë dokument të shtyjmë ndonjë element që do ta refuzoj palën tjetër sikur që jemi të vetëdijshëm për shikimin e tyre për statusin", ka thënë Stefanoviç.

Ai nënvizoi se dokumenti I propozuar është vënë  në një formë të “ diskutimit publik”, ashtu që do miratohen të gjitha reagimet që mund të ndihmojnë.

Kryetari i SSP Dragan Gjilas ka thënë se problem e njerëzve mund të zgjidhen “ së bashku nëse jemi të gatshëm, të hapur, duam të bashkëpunojmë, natyrisht  në ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare” dhe që regjimet në Prishtinë dhe Beograd shfrytëzojnë problemin e Kosovës për “çështje të brendshme”.

"Kjo do të jetë politikë e partisë kur do të jemi në pushtet, në këtë do insistojmë  si letër fillestare për bisedime të mëtutjeshme ", tha Gjilas për deklaratën, duke nënvizuar se “pret nga politikanët", ashtu që sa më parë të zgjidhen problemet që rëndojnë jetën e njerëzve siç është liria e lëvizjes".

Në deklaratë thuhet se moment aktual historik politik  kërkon zgjidhje të durueshme edhe afatgjatë dhe asesi të shpejtë që kërcënon me konflikte në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat