Kampioni botëror Enver Idrizi përkujton presidentin historik: Rugova ky burre i madh “Ismajl Qemajli” i Kosovës!

Lajme

Kampioni botëror Enver Idrizi përkujton presidentin historik: Rugova ky burre i madh “Ismajl Qemajli” i Kosovës!

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:08
Enver Idrizi dhe Ibrahim Rugova

Këtyre ditëve u bënë 20 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, të cilat i pati shpallur ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Rrugën deri tek pavarësisë së Kosovës i kane kontribuar shumë personalitete nga gjitha fushat, padyshim bëjnë pjesë edhe  sportistet tanë dikush në mënyrë direkte e dikush në mënyrë indirekte. Njëri nga ta është kampioni i botes, karatisti yne i mirenjohur Enver Idrizi – një atlet i cili në vitet 1990 solli medalje nga garat evropiane dhe botërore për Kroacinë, promovoi Kroacinë bashke me Kosoven dhe shqiptaret ne aren nderkombëtare.

Rugova, kampionin boteror te karatese Enver Idrizin e ka vlerësuar lart, duke e dekoruar me cmimin me te larte te shtetit “Nderi i Kosovës”! 

Kampioni i lirise dhe paamvrresis se Kosovës  dr.Ibrahim Rugova, kampinonin boteror te karatese Enver Idirzin e ka vleruar lart, duke e dekoruar me cmimin me te larte te shtetit “Nderi i Kosovës”. Ky cmim ju eshte dhene vetem pese personaliteteve te larta boterore qe i kontribuan pamvaresise se Kosovës si: Bill Clinton, Tony Bler, Madeline Ollbrajt, Wesli Clark dhe Enver Idrizit. Medalja “Nderi i Kosovës” ne te cilen eshte figura e “Nënë Terezes” shkruar perreth Pamvaresia e Kosovës dhuruar nga  Rugova per Enver Idrizin, ju dha jo vetem se ishte karatsit i shkelqyeshem por se isht edhe dore e djathte e tij ne vizta e tij ne perendim, sidomos ne Kroaci, Gjermani, Zvicer e Amerikë. Me nje fjale Rugova ishet edhe miek i shtëpise i kamponit tone boiter i cili kishte kaluar dite e nete ne shtëpine e Enver Idrizit gjate udhëtimeve te tij zyrtare e private.  Enveri Idirzi ishte personi me i afert dhe me i prfeferuar i presidentit Rugova ne historine sportit shqiptarë, shkruan “Presheva Jonë”.

Image

Ylli yne i karates Enver Idrizi  sot ka 20 kg medalje e mos te flasim për mirnjhjae e dekorata i cili per dy vjet mund te pjek flija..” ka thene Idrizi duke qeshur.

Me këtë rast, kampioni i botës në karate, i njohuri Enver Idrizi sa me dhembje po aq edhe me krenari kujton takimin e pare dhe te tjera me Dr. Rugovën te cilin e quan akritekt dhe “Isamjl Qemajli”  i Kosovës, i pavaresise se Kosovës.

Në Kosovë, dy shkolla mbajnë emrin e tij dhe kanë marrë një medalje të Presidentit Ibrahim Rugova – veçanërisht të Nënës Terezë, që ka vetëm katër njerëz në botë. Ai luajti në film me Jean-Claude van Dam dhe bashkëpunoi në film me James Sedlar. Ai u bashkua me Muhammed Aliun. Ai e njeh Mike Tyson.

Image

“Dr. Rugova, është emri, personaliteti dhe figura me të cilin identifikohemi sot në botë, ne shqiptarët kudo që jetojmë. Sikur te ishte gjalle presidenti Rugova, Kosova sot do te ishte anetare e OKB-se e BE-se, NATO-s dhe Interpol-it…” ka thëne Enver Idriz për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

E kuptoj me shume dhimbjen me të cilin iku Ai nga jeta.  Nuk e pa fatkeqeisht projektin e tij madheshtor, kombëtar,  krijimin e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Shumë mburren se janë trashëgimtarët e mendimit politik të tij, por ajo çka shihet në realitetin kosovar sot qytetaret jane shume të zhgënjyer.

“Kampion nuk lind por bëhesh”, janë fjalët të cilat presidenti shqiptar, Bujar Nishani, ia dedikon kryeveprës së karatesë dhe humanistit, Enver Idrizi.

Kadare pa mëdyshje është kampion i letërsisë shqipe dhe jo vetëm. Një shkrimtar dhe njeri i madh, personalitet me vlera të larta dhe që mbetet i pa krahasueshëm në botën e letërsisë. E, në fushën e sportit, legjendë e gjallë është boksieri Enver Idrizi, njeri i madh, kampion bote i shumëfishtë, që na ka bërë gjithherë krenar, shkruan “Kosovarja”. Dy kampionët, Kadare i letërsisë dhe Idrizi i sportit, janë takuar në “Swiss Diamond” në Prishtinë, ku kanë konsumuar një bisedë të këndshme së bashku..

Para dy vitesh Presidenti shiptar Bujar Nishani vleresoi lard duke e dekoruar kampioni i botës në karate zotëri Enver Idrizin me Titullin “Mjeshtër i madh”

Nga Kosova, Idrizin e nderoi me titullin qytetar nderi edhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, titull ky që vetëm disa emra të shquar kishin rastin ta kenin. Enver Idrizi, njihet edhe si një njeri nga kontribuesit e mëdhenj të luftës çlirimtare të Kosovës, duke kontribuar në aspektin financiar, strehimor e të tjerë.

Presidenti Nishani, e dekoroi Enver Idrizin me titullin “Mjeshtër i Madh”, duke e vlerësuar atë si nga ana e sportit, por edhe kontributit që ka dhënë si në aspektin humanitar por edhe për atdhedashurinë deri tek pavarësia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat