Shqiptarët e Kosovës, më të gatshmit për luftë

Lajme

Shqiptarët e Kosovës, më të gatshmit për luftë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Agjencia ‘Gallup’, së bashku me firmën për hulumtim të tregut, "Worldwide Independent Network", ka realizuar një hulumtim në 64 shtete në mbarë botën, me pyetjen: Nëse do të vinte deri te lufta, a do të luftonit dhe të rrezikonit jetën për vendin tuaj?”.

Rreth 61 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, nga të cilët 67 për qind meshkuj dhe 52 për qind femra.

Rreth 27 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të luftojnë. Përqindja më e madhe e atyre që janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, janë shtetet nga Lindja e Afërt dhe Afrikën veriore, më saktësisht 83 për qind e tyre, derisa përqindja më e ulët është në Evropën Perëndimore, vetëm 25 për qind.

Kur bëhet fjalë për shtetet e Ballkanit, shqiptarët e Kosovës prijnë bindshëm. Në të vërtetë, 58 për qind e shqiptarëve të Kosovës, kanë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre. Pas Kosovës vijnë boshnjakët me 55 për qind, ata të Serbisë me 46 për qind, të Maqedonisë me 38 për qind, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat