Këshilli Kombëtar Boshnjak: Kërkesë për statusin special të Sanxhakut

Lajme

Këshilli Kombëtar Boshnjak: Kërkesë për statusin special të Sanxhakut

Nga: F.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:08
Këshilli Kombëtar Boshnjak

Këshilli Kombëtar Boshnjak i ka dërguar Kuvendit popullor, Qeverisë, Guvernerit “Iniciativën për zgjidhjen e statusit të boshnjakëve dhe statusin e regjionit Sanxhak”, ku kërkohet edhe demilitarizimi, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Në iniciativë kërkohet status special për Sanxhak, që do kryej funksione të pushtetit shtetëror përmes organeve në Sanxhak dhe përmes organeve në komuna që janë pjesë përbërëse të Sanxhakut, njoftoi RTS.

Territori i Sanxhakut sipas iniciativës së BNV-së, përfshinë hapësirën e komunave Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Pljevlja, Bijelo Polje, Berane, Andrijevica, Petnjica, Gusia, Plava dhe Rozhaja.

" Kontrollin e kufirit të Sanxhakut do të kryejnë forcat ndërkombëtare që do të garantojnë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave ", thuhet në kumtesë të BNV-së.

Me iniciativë parashikohet që Sanxhak mund të krijoj raporte ndërkombëtare ku bëhet fjalë bashkëpunimi tekniko-shkencor, kulturo-arsimor dhe bashkëpunim ekonomik " dhe fushat tjera të parashikuara në iniciativë".

Të drejtat dhe obligimet e Sanxhakut sipas kësaj iniciative rregullohen me “Kushtetutën e Sanxhakut".

"Sanxhak është bashkësi territoriale politike e qytetarëve dhe popujve të barabartë që jetojnë në Sanxhak. Shqiptarëve, Boshnjakëve, Malazezëve dhe Serbëve me Kushtetuta e Sanxhakut do iu njihet e drejta e statusit të popullit konstituiv në Sanxhak", thuhet në iniciativë.

Sanxhak do të kishte Kuvendin e zgjedhur demokratik, Guvernatorin dhe Qeverinë si bartës të pushtetit ekzekutiv duke përfshirë edhe policinë nën kontroll dhe Gjykatat e pavarura.

Zgjedhjet e para për këto organe do mbaheshin nën mbikqyerjen e OKB, BE-së dhe OSBE-së.

"Hapësira e Sanxhakut do të përherë e demilitarizuar nën mbikëqyrje të OKB dhe BE-së, që obligon pushtetin shtetëror që në afatin brenda 30 ditëve nga vendosja e statusit special për Sanxhak të tërhiqen të gjitha njësitet ushtarake nga hapësira e Sanxhakut , si dhe forcat policore që tejkalojnë rrethanat në nevojat normale. Kontrolli i kufijve do kryhet nga forcat ndërkombëtare", thuhet në iniciativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat