Kur Albin Kurti e tmerronte Serbinë dhe kriminelin Millosheviq para gazetarëve serb

Lajme

Kur Albin Kurti e tmerronte Serbinë dhe kriminelin Millosheviq para gazetarëve serb

Nga: D.RR Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:20
Albin Kurti

Tash kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dikur si i ri e aktivistë i çështjes kombëtare, që madje dilte para tankeve serbe në demonstrata kundër regjimit të Millosheviqit, kishte dhënë një deklaratë të fortë para gazetarëve serbë në atë kohë, përcjellë “Bota sot”.

I pyetur nga një gazetar serbë se cila ishte arsyeja që është akuzuar, Kurti thoshte se, “mendoj, në bazë të nenin 116 të të ashtuquajturit ligj të Serbisë”, duke ua thënë në sy se nuk e pranon atë ligj i cili është në shërbim të Millosheviqit, e që i mundëson atij të rrijë sa më gjatë në pushtet.

Gazetari serb: Për çfarë veprash penale jeni akuzuar?
Albin Kurti: Mendoj, në bazë të nenit 116 të të ashtuquajturit ligj të Serbisë.
Gazetari serb: Çfarë do të thuash me të ashtuquajturin ligj të Serbisë?
Albin Kurti: Unë nuk e pranoj atë ligj i cili është në shërbim të Millosheviqit që i mundëson të rrijë sa më gjatë në pushtet.
Gazetari serb: Ky ligj është aprovuar shumë më parë se të vijë Millosheviqi në pushtet.
Albin Kurti: Gjithçka që sot ndërtohet në sistemin e Jugosllavisë, është në duart e Millosheviqit dhe të gjithë i trajtoj si ekzekutues të politikës së tij. Ai i ka monopolizuar të gjitha. Nuk kemi çfarë të flasim më. Ai është mbeturina e fundit e fashizmit në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat