Vulin kërcënon boshnjakët: Ugljanini le të pyes boshnjakët a do të luftojnë për te

Lajme

Vulin kërcënon boshnjakët: Ugljanini le të pyes boshnjakët a do të luftojnë për te

Nga: F. B. Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:57
Vulin

Ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandar Vulin ka reaguar sot me kërcënim ndaj Sulejman Ugljaninit me rastin e publikimit të iniciativës së Këshillit Kombëtar Boshnjak me të cilën kërkohet status special për Sanxhakun, duke i sugjeruar të pyes së pari boshnjakët a janë të gatshëm që të luftojnë për lakminë e tij, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

"Le të pyes bashkëkombësit e vetë a do ja japin fëmijët e tyre të i harxhoj në çmenduri. Boshnjakët dhe serbët në qarkun e Rashkës jetojnë mirë në paqe, kanë hallet e njëjta, iu gëzohen gjërave të njëjta dhe njëjtë frikësohen nga të marrët të cilët kur nuk janë ministra në Beograd kërkojnë luftë për fotele të veta", ka deklaruar Vulin si koment në iniciativën e Këshillit Kombëtar pas të cilit qëndron Ugljanin.

Ai ka kërkuar nga prokuroria që të veproj në mbrojtjen e paqes dhe ligjit, për shkak të boshnjakëve e serbëve dhe për shkak të gjithë fëmijëve tanë.

"Çka mund të prish një i marrë, një mijë të mençur nuk mund të përmirësojnë. Veproni me forcën e ligjit derisa i marri nuk nxit ligjin e forcës sepse atëherë do të jetë vonë", porositi Vulin në kumtesë.

Ministri i administratës shtetërore dhe pushtetit lokal Branko Ruzhiç ka thënë se dokumenti që propozon Sulejman Ugljanin është shumë i rrezikshëm që kujton nxitjen ekstreme nga vitet 90-të, duke fol për propozimin e BNV për status special.

"Do të ishte mirë të kuptonte se edhe më tutje është I robëruar në atë kohë, retrograde, statike, pa kreativitet dhe që shpie në urrejtje dhe vetë-urrejtje", ka thënë Ruzhiç.

Sipas tij "kjo nuk është asgjë tjetër veç pamflet politik i të mbyturit që kërkon vëmendje dhe veprim antishtetëror", duke shtuar se sjelljen tonë ndaj pakicës e lavdëron tërë bota.

"Pakicat janë vlerë dhe atë vlerë  e tyre nuk mund të devalvoj dhe asgjësoj askush, duke mos u kujdes për bashkësinë e vetë dhe duke frikësuar të gjithë qytetarët e Serbisë dhe duke mos respektuar Kushtetutën dhe ligjet e shtetit ku jeton", tha ai.

Ministri Ruzhiç ka thënë se Ugljanin nuk ka pasur qëndrim as të afërt me shtetin dhe mënyrën si shteti sillet ndaj pakicave kur ishte ministër në qeverinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat