Rakiç e Jeremiç në luftë për Kosovën - Bota Sot
Rakiç e Jeremiç në luftë për Kosovën

Lajme

Rakiç e Jeremiç në luftë për Kosovën

Nga: F. B. Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:23
Jeremic

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka akuzuar sot liderin e Partisë Popullore Vuk Jeremiç se “tentoi të varros” rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe se me” hap amator dhe pyetje të marrë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë më shumë në legalizimin e Kosovës se sponsorët dhe politikanët shqiptarë së bashku ", shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Më pas Rakiç shprehet se " Dhe pastaj ky i paaftë nuk u kujtua të thirret në rezolutën e KS të OKB-së apo që shefit të tij Boris Tadiq dhe “djaloshit të tij” Borko Stefаnoviç të ja kujtoj se vendosja e kufirit mes serbëve dhe serbëve në Jarinje dhe Bernjak nuk është në harmoni me Kushtetutën e Serbisë ", ka thënë ai në kumtesën e Listës Serbe.

Duke reaguar në konstatimin e Jeremiç se platforma e Beogradit në bisedime me Prishtinën duhet të bazohet në rezolutën 1244 të OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë  dhe para diskutimeve për statusin juridik ndërkombëtar të krahinës duhen të zgjidhen çështjet e pasurisë, sigurisë, tregtisë, lëvizjes së lirë dhe siguri e garanci për objektet e Kishës ortodokse serbe, Rakiç ka pyetur " pse këto propozime për të cilat flet Jeremiç nuk i implementoi derisa regjimi i tij në ka devalvuar pozitën negociuese të Serbisë".

"A qëndron shkaku në shënimet e Vikiliks në të cilat përmendet apo se në atë kohë u interesua vetëm për pasurinë  e vetë” pyeti ai.

Jeremiç më herët ka thënë se për Serbinë do të ishte shumë më mirë nëse presidenti Vuçiq në vazhdimin e dialogut për Kosovën “bëhet normal në vend që synon me fjalë të veta të paraqitet i marrë ", kjo do të kishte efekt në hapësirën ndërkombëtare në të cilin komunikon me njerëz serioz.

"Vuçiq ka thënë se shqiptarët e Kosovës në mënyrë të pashmangshme do të marrin pavarësinë. Me këtë i ka dhënë goditje fatale pozitës sonë dialoguese, sepse pala tjetër më nuk ka motiv për ndonjë lëshim. Me pas qenë mirë në mend ai këtë nuk do ta thoshte", ka thënë Jeremiç.

Jeremiç ka thënë se “bisedimet për Kosovën në shtatë vitet e shkuara janë udhëhequr në mënyrë amatore” sepse siç ka thënë ai shqiptarët kanë fituar çdo gjë që ju konvenon, si shpërbërja e organeve të Serbisë në veri dhe numrit për thirrje ndërkombëtare, ndërkohë që bashkësia e komunave është e vetmja që u akordua në interes të serbëve por mbeti shkronjë e vdekur në letër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...