Zhivkoviç pyet Vuçiqin: Kush udhëheq me Kosovën, para kujt duhet të gjunjëzohesh kur do të shkosh në Kosovë?

Lajme

Zhivkoviç pyet Vuçiqin: Kush udhëheq me Kosovën, para kujt duhet të gjunjëzohesh kur do të shkosh në Kosovë?

Nga: F. B. Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:48
Aleksandër Vuçiq

Kryetari i Partisë së Re Zoran Zhivkoviç ka pyetur sot presidentin Vuçiq me çfarë baze bisedon si tha me “terroristët” nga Prishtina dhe pse përfaqësuesit e Listës Serbe ulen në qeveri me “kriminelin e luftës Haradinaj”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Ai tha se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, ku presidenti Vuçiq do paraqes raportin për Kosovën, ndërkohë që në deklaratën e shkruar ka thënë se “presidenti i shtetit sipas Kushtetutës dhe ligjeve nuk ka autorizim të bisedoj me terroristët nga Prishtina".

"A ka sjell qeveria e Serbisë ndonjë vendim autorizues? A është miratuar në qeveri ndonjë dokument që është platformë e bisedimeve? Për çka ti, Aleksandar, bisedon me miqtë tu nga nëntoka terroriste e Prishtinës? A ke pyetur dikë në Serbi, para së gjithave qeverinë dhe parlamentin. Për çka në përgjithësi guxoni të bisedoni", ka pyetur ai.

Lideri i Partisë së Re përkujtoi Vuçiqin se para një viti e më tepër ka thënë se në bazë të njohurive do njoftoi opinionin kush është vrasës i Ivanoviqit.

"Prej atëherë ka kaluar shumë kohë, kjo do të thotë jurist se po bënë vepër penale të fshehjes së veprës penale. Prandaj përgjigju dhe mos u nxjerr në marrëzi, apo në sekrete tjera të marra, po thuaj kush e vrau Ivanoviqin dhe a është e vërtetë se ai u vra nga ana e pushtetit të Beogradit dhe Prishtinës", kërkoi Zhivkoviç.

Ai pyeti Vuçiqin për dobitë që kanë serbët “jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Serbinë” nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të Listës Serbe në qeverinë Haradinaj.

"Çka kemi fituar me koalicion? A ka mbetur gjallë Ivanoviq nga kjo dhe a është Gazivoda e jona, kush atje bënë ski në ujë, kush udhëheq me Kosovën, para kujt duhet të gjunjëzohesh kur do të shkosh në Kosovë? A jep Lista Serbe leje për hyrje në Kosovë a jo? Kush kontrabandën mall për Kosovë në këtë moment", pyeti lideri i Partisë së Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat