Flet kryeparlamentari Talat Xhaferi, ja kush i tradhtoi Grupin Kumanova!

Lajme

Flet kryeparlamentari Talat Xhaferi, ja kush i tradhtoi Grupin Kumanova!

Nga: N.H Më: 26 maj 2019 Në ora: 21:18
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ishte mysafirë në Kojshia Show.

Ai ndër të tjera u pyet nga moderatori Sadri Imeri edhe për Grupin Kumanova, përcjell "Bota sot".

“Grupi Kumanova është në shkallën e dytë të seancës gjyqësore, ku trajtohen çështjet e palëve është publike dhe është kompetencë, flas si institucion nuk e komentojmë sepse janë pushtetet e ndara, mbi të gjitha palët kanë edhe mbrojtësit. Kështu që, mosbesim kalohen me prezencën edhe me publikun që e ka puna e apelit. Duhet të shfrytëzohen të gjitha elementet dhe të dhënat që janë në favor të palëve të dëmtuar, që të rezultojë në përsëritje e mundshme e procedurës”, tha Xhaferi.

Në fund, ai ka thënë se kjo çështje është e ndjeshme, për të cilën nuk debatohet përderisa është në procedurën e saj.

“Janë çështje të pushteteve, të cilat nuk debatohet përderisa janë në procedurë”, shprehet Xhaferi mes tjerash.

Nga min e 31:00, mund ta dëgjoni deklaratën e plotë. /B.S

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat