25 kompani vendore paralajmëron protestë para “Bectel & Enca” - Bota Sot
25 kompani vendore paralajmëron protestë para “Bectel & Enca”

Lajme

25 kompani vendore paralajmëron protestë para “Bectel & Enca”

Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:30
Ilustrim

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” paralajmërojnë protestë për shkak të, siç thuhet, mos kryerjes së pagesave ndaj tyre për punën që kanë kryer.

Protesta e paralajmëruar për nesër mbahet nga ora 10:00- 12:00 para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj, projekt ky të cilin kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...