Vuçiqi do të flas 3 orë për Kosovën, fjalimin ekskluziv e përgatiti me 30 bashkëpunëtorë

Lajme

Vuçiqi do të flas 3 orë për Kosovën, fjalimin ekskluziv e përgatiti me 30 bashkëpunëtorë

Nga: N.Sh. Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:10
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot do t’ua paraqesë deputetëve të Kuvendit të Serbisë raportin ‘në detaje’ për bisedimet e deritashme për Kosovën, shkruan gazeta “Bota sot”.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se, në këtë mbledhje nuk do të prezantohet plani në detaje i palës serbe, plan ky që do të i ofrohet Kosovës.

Sipas gazetës serbe, Vuçiqi do të flas rreth 3 orë, ku në veçanti do të jetë Kosova. Këtë fjalim presidenti serb e ka përgatitur së bashku me 30 bashkëpunëtorë.

Kjo mbledhje e presidentit serb do të filloj në ora 16:00, dhe e pranishme do të jetë kryeministrja Ana Brnabiq, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat