“Ugljanin nuk kupton se idetë e tij separatiste i ka shkel koha”

Lajme

“Ugljanin nuk kupton se idetë e tij separatiste i ka shkel koha”

Nga: F.B. Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:52
Sulejman Ugljanin

Drejtoresha e zyrës për drejta të njeriut dhe pakicave Suzana Paunoviç ka vlerësuar se vetëm lideri i SDA Sulejman Ugljanin nuk kupton se idetë e tij separatiste i ka shkel koha, duke shtuar se për këtë ide ai nuk ka mbështetje as mes boshnjakëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Paunoviç këtë e tha si reagim në iniciativën e Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV), pas të cilit qëndron Ugljanin, me të cilën ai kërkon vendosjen e statusit special për regjionin e Sanxhakut.

Në një kumtesë lidhur me këtë ajo ka thënë se BNV nuk ka mandat të merret me çështjet që përmban iniciativa dhe se asnjë aktivitet i BNV-së në lidhje me këtë që është e kundërligjshme nuk do të financohet nga buxheti i Serbisë.

"Pa marr parasysh që ka kohë që kemi “kërkuar” në tentimet e tij të pasuksesshme dhe mbjelljes së farës së keqe, andaj prokurori duhet të reagoj urgjentisht", ka thënë Suzana Paunoviç.

Ajo e ka cilësuar skandaloze iniciativën në vendin ku të drejtat e pakicave janë mbi mesatare, ndërkohë që përkujtoi se në Seri jetojnë 13 për qind qytetarë të pakicave të ndryshme që përbëjnë pasuri për Serbinë, ka përfunduar ajo duke shtuar se “duket se pikërisht kjo i pengon Ugjaninit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat