Serbia po “vdes”! Lajm i gëzueshëm për shqiptarët

Lajme

Serbia po “vdes”! Lajm i gëzueshëm për shqiptarët

Nga: F.B. Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:13
Beogradi

Serbia gjendet në krye të grupit të vendeve me strukturën më të vjetër të popullatës, rreth 20 për qind e popullatës mbi 65 vjeç, ndërsa mosha mesatare është 43 vjeç, që do thotë se asnjëherë nuk ka pasur më pak banorë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Aktualisht në botë jetojnë 705 milionë banorë mbi 65 vjeç dhe rreth 680 milionë fëmijë deri në 4 vjeç, ndërsa sipas hulumtimit të OKB-së jetëgjatësia e njerëzve është zgjatur, por janë pakësuar lindjet.

"Serbia është në krye të grupit të vendeve me strukturë të vjetër të popullsisë, ku sipas vitit 2017 rreth 20 për qind e qytetarëve të saj ishin mbi 65 vjet duke shënuar rritje për 2 për qind krahasuar me vitin 2011", ka thënë Sanja Jankeliç nga sektori i statistikës.

Nëse shikohet numri i lindjeve, vitin që shkoi në Serbi kanë lindur 64.894 foshnje, që është vetëm 169 më shumë se 3 vjet më përpara, që ishte viti me më së paku lindje në shekullin 20 në Serbi.

Sipas hulumtimit në gjysmën e vendeve nuk ka lindje të mjaftueshme për rritje të popullsisë. Plakja e popullsisë konfirmohet edhe me të dhënën se në Japni më shumë blihen “pampers” për pleqtë se për foshnje e fëmijë, kështu që ky trend pritet të vazhdoj edhe në vend  dhe numri mbi 65 të rritet edhe më shumë ka thënë Jankeliç.

Vjetërsia demografike ka shumë implikime ekonomike përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të pensionistëve dhe uljen e kontribuesëve.

Nga hulumtimi i OKB-së mësohet se Italia, Gjermania dhe Greqia kanë problemet dhe betejat e njëjta. Mosha mesatare e banorëve në ato vende është 45 vjet përkatësisht 46. Shembull I mirë mund të jetë Irlanda dhe Islanda që kanë pjesëmarrje të mirë të moshës së të rinjve deri 15 vjet por edhe Turqia ku mosha mesatare është 31 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat