Zogiani, skeptik se do të ndryshoj qëndrim BE-ja në raport me Kosovën

Lajme

Zogiani, skeptik se do të ndryshoj qëndrim BE-ja në raport me Kosovën

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:25

Zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, u shpreh se është herët që të dihet fati i Kosovës në një të ardhme të afërt me gjithë ndryshimet që ndodhën në BE.

Ai, për gazetën “Bota sot”, theksoi se rritja e të gjelbërve ka bërë që të ketë një ulje të euroskepticizmit dhe se sipas tij, BE-ja, do të ketë orientim kah të drejtat civile dhe politika me strikte ambientale.

Zogiani, theksoi se Kosova i ka punët keq në të dyja skenarët. Ai shton se në të dyja kampet ka politikanë e rryma që nuk janë entuziastë të ballkanit, e veçmas të Kosovës.

“Kosova i ka punët pisk me të dyja skenarët sepse në të dy kampet ka politikanë e rryma që nuk janë shumë entuziastë të Ballkanit, e veçmas të Kosovës. Mendoj se ekziston vetëm një mënyrë që Kosova të fitoj respekt në raport me BE-në, e ajo është që të punojë në krijimin e një shteti funksional nëpërmjet luftës ndaj korrupsionit. Të gjitha tjerat janë thjesht një shtrirje duarsh me shpresën që dikush do të ketë mëshirë për ne”, tha Zogiani.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit në Bashkimin Evropian, Partitë e gjelbra kanë shënuar rezultatin më pozitiv në histori të këtyre partive në zgjedhjet për Parlamentin Evropian pasi siguruan 70 ulëse në këtë institucion, ndërsa në mandatin e kaluar i kishin vetëm 52. Ky rezultat ua jep atyre mundësinë për të luajtur rol kyç në përbërjen e re të parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat