Si kanë shkuar bisedimet mes Prishtinës dhhe Beogradit sipas Vuçiq? - Bota Sot
Si kanë shkuar bisedimet mes Prishtinës dhhe Beogradit sipas Vuçiq?

Lajme

Si kanë shkuar bisedimet mes Prishtinës dhhe Beogradit sipas Vuçiq?

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:22
Aleksandar Vuçiq

Në vazhdim të fjalës së vetë Vuçiq ka njoftuar edhe për ecurinë e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës “Çdo gjë filloi me 9 shtator 2010, kur KS i OKB-së përshëndeti gatishmërinë e BE-së që të lehtësojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës".

Takimi I parë sipas tij ndodhi me 8 mars nën ndërmjetësimin e BE-së, ku morën pjesë Borko Strefanoviç dhe Edita Tahiri, në vitin 2012 u arrit marrëveshja teknike për lëvizje të lirë, librat e amzës, vulën e doganës, pranimin e diplomave dhe bashkëpunimin regjional dhe menaxhimin e kufijve.

Ndërmjet shtatorit 2012 dhe prillit 2013 kishte bisedime të vështira, kryeministri i atëhershëm Ivica Daçiq nënshkroi marrëveshjen e parë për parimet që rregullojnë normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Në maj 2013 u arrit marrëveshja për implementimin e marrëveshjes së tillë, aranzhimi I oficerëve për lidhje, gjatë vitit 2013 janë mbajtur 40 takime, prej të cilave 8 në nivelin e lartë dhe 32 në atë teknik.

Gjatë 2014 ka pasur marrëveshje për certifikatat fitosanitare dhe veteriner për prodhime të ndërsjella, nga marsi deri shtator 2014 për shkak zgjedhjeve në Serbi dhe formimit të Qeverisë së Kosovës nuk kishte bisedime.

Në 14 nëntor të 2014 u arrit marrëveshja për vizitat të ndërsjella, por ata nuk iu kanë përmbajtur pasi kanë tentuar të arrestojnë dhe poshtërojnë Gjuriqin",tha ai.

Ka pasur bisedime për energjetikë, telekomunikacion, u arrit marrëveshja për Urën në Mitrovicë që shpie te qendra e qytetit.

"Lidhur me urën kemi pasur presion që të lejohet trafiku përmes urës jo për këmbësorë pro automjete e kamionë. Kemi pyetur pse të lëshohet kjo urë, ku ka dy ura tjera në të cilët lëvizet, por nuk kemi marr përgjigje, ndërsa presione kemi edhe sot. Përgjigja është se kanë dashur të hyjnë në rrugën qendrore të qytetit në veri", tha Vuçiq.

Më pas ia tha "Ne kemi numëruar serbët, atëherë në vitin 2017 jetoni 94 mijë e 998, tash mund të jenë 2 mijë me pak dhe atë  47% në veri dhe  52,9% në jug".

Në krahasim me 1990 tash në Kosovë ka tri deri katër herë më pak serbë.

Vuçiq tha se në vitin 2011 pas tri vite kundërshtimi nga banorët serbë u vendos kufiri në Jarinje dhe Bernjak mes veriut të Kosovës dhe Serbisë qendrore., ndonëse atje kishte 98% serbë ky kufi u vendos.

Sipas tij Serbia në vitin 1999 në konfliktin e pamundur dhe të pabarabartë humbi dhe u nënshkrua kapitullimi I pjesërishëm sepse u tërhoqën forcat nga Kosova. “Ndërsa ne bënim se nuk ka ndodhur asgjë” tha ai për të shtuar:

"As në vitin 2004 nuk reaguam në asgjë,as në vitin 2008 ashtu që dolëm në rrugë dhe nuk u pajtuam me shpalljen e pavarësisë. Por nga 2008 deri 2010 sa zgjati procedura e GJND-së ne iu kemi dhënë argumentet më të fuqishme palës shqiptare për arritje të pavarësisë".

Ai pastaj ka fol edhe për procesin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, rezolutën 1244 dhe  disa nga nenet, ku ka gjëra të mira por edhe shumë të këqija për serbët, një ndër to se “forcat serbe në Kosovë kanë kryer terror dhe për atëq duhet të tërhiqen.

Në vitin 2005 grupi I kontaktit miratoi parimet për statusin e Kosovës dhe se zgjidhja duhet të jetë me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare që kontribuon në stabilitetin e regjionit.

Në fund të po atij viti caktohet i dërguari special për bisedime Marti Ahtisari, ndërsa në vitin 2006 grupi I kontakti miratoi parimet se nuk ka kthim të gjendjes së vitit 1999, nuk ka ndarje, nuk ka bashkim të Kosovës me shtetin e tretë.

Pas përfundimit të bisedimeve të Vjenës pa sukses, Atisari propozoi pavarësi të mbikëqyrur.

Asokohe shqiptarët refuzuan diçka që kishin nënshkruar më vonë në Bruksel në marrëveshjen për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por as sot e kësaj dite nuk ka ndodhur sepse BE nuk ka bërë presion ndaj shqiptarëve të realizojnë atë në vepër.

Ai përkujtoi se me 17 shkurt 2008 Parlamenti I Kosovës shpalli pavarësinë që atë vit u njoh nga 84 vende.

Ne një ditë më pas mbajtëm mbledhje dhe për një orë e gjysmë morëm vendim dhe zgjidhëm këtë çështje", konstatoi Vuçiq.

Sipas tij ish-ministri i punëve të jashtme Vuk Jeremiç ka shtruar pyetjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth vendimit për shpalljen e pavarësisë nga Prishtina dhe nëse ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

"Argumenti I vetëm serioz që shqiptarët kanë përmendur në secilin takim ishte mendimi këshillues I GjND-së sepse dikush ka menduar për poena poliitk dhe fotografim bë TV dhe jo për interesat ë Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...