Gjuriq: Vuçiq foli pa kalkulime për Kosovën

Lajme

Gjuriq: Vuçiq foli pa kalkulime për Kosovën

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:37
Marko Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është deklaruar sot lidhur me fjalimin gati tre orësh të presidentit Aleksandar Vuçiq në seancën e parë për Kosovën, pas shtatë vjetësh.

Gjuriq me këtë rast tha se kreu i shtetit serb ka folur pa e zvarritur temën e Kosovës ‘në baltën’ e politikës ditore, siç bëjnë disa politikanë në Serbi.

"Ai foli për gjenezën e problemit me të cilin po ballafaqohemi, por gjithashtu foli sinqerisht për përgjegjësinë e pjesës së strukturës politike serbe që ka futur kokën në rërë sa i përket çështjes së Kosovës për dekada të tëra", tha Gjuriq për TV Pink, pas fjalimit të Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat