Vuçiq: Nëse arrijmë kompromis me shqiptarët do të ketë referendum

Lajme

Vuçiq: Nëse arrijmë kompromis me shqiptarët do të ketë referendum

Nga: F.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:52
Aleksandar Vuçiq

Rreth Kosovës qytetarët do të vendosin me referendum nëse arrijmë kompromis me shqiptarët, por jam skeptik se kjo do arrihet, ka deklaruar presidenti Vuçiq në mbledhjen e Kuvendit, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Për Kosovën do të ketë referendum dhe do të jetë ashtu “ si vendos populli” ka thënë ai, ndërsa nëse qytetarët nuk deklarohen për marrëveshjen ai do të jap dorëheqje.

"Me kushtetutë jemi të obliguar të pyesim popullin, nëse populli sjell vendim kundër, në të njëjtën ditë do të jap dorëheqje dhe nuk ka asnjë problem, derisa jam këtu do respektoj vullnetin e popullit", tha Vuçiq duke shtuar se nëse nuk arrihet kompromisi me Prishtinën, shqiptarët do sulmojnë serbët.

"në rast se nuk ka kompromis, shqiptarët do sulmojnë serbët në Kosovë. Ndonëse është vështirë sepse atje është NATO, në ndjekjen e serbëve nuk do ta lejojmë as stuhi as shigjetë ", tha ai.

Ai ftoi të gjithë të tregojnë “Obiliqin e ri” që mundet lehtë të kthejë Kosovën "Ku është ai, ma tregoni, mes peshkopëve, shkrimtarëve, politikanëve atë trim dhe unë do largohem sepse nuk jam në gjendje të bëjë këtë. Përndryshe nuk largohem", tha Vuçiq.

Në histori më të keqin e kanë shpall më të mirin e më të mirin tradhtar dhe lirisht mund ta shpallin “ se ka shitur fjalën më të shenjtë serbe Kosovën ".

Jam këtu të them të vërtetën sikur në Kishën Ortodokse që të “shoh qartë ku jemi”. Ka shumë luftë para neve” ka thënë në fund raportit të prezantuar.

Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka plan serioz por Serbia u gjet në “ lojë shahu kur nuk keni topin as mbretëreshën dhe duhet të fshihni qëllimet që të keni rast ".

"Nuk ka kuptim të flas për detaje, mund të them plane, harta të flas për fshat dhe rreth por nuk jemi ne që vendosim vetë, vendosin tjerët,a ta që nxisin palën tjetër sikur deri sot ", tha Vuçiq.


Në debat lideri i liberalëve Çedomir Jovanoviq tha se “Serbia nuk mund të humb atë që ka humb, ndërsa mund të fitoj atë që kurrë nuk e ka pasur, paqen.Duhet të kemi paqe me shqiptarët dhe “ paqe me të gjithë neve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat