Vuçiq i drejtohet Perëndimit: Ndalojeni Prishtinën

Lajme

Vuçiq i drejtohet Perëndimit: Ndalojeni Prishtinën

Më: 28 maj 2019 Në ora: 07:48
Ilustrim

(E plotësuar) - Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, sipas medieve serbe, ka nisur aktivitete intensive diplomatike pas ndërhyrjes së njësive speciale ROSU të policisë së Kosovës në veri të Kosovës

Siç i është thënë agjencisë “Tanjug” nga kabineti i tij, kryetari i Serbisë ka kërkuar nga qendrat perëndimore politike që ta frenojnë Prishtinën dhe ka bërë me dije se “Serbia nuk do të lejojë pastrim etnik në Kosovë”.

“Nga aleatët, Rusia e Kina, pritet çdo lloj ndihme e mbështetjeje”.

Kujtojmë se pas këtij aksioni të policisë së Kosovës në Veri, Vucic madje dha alarm për Ushtrinë e Serbisë të jenë në gjendje gatishmërie për luftë.

Vuçiqi urdhëron ushtrinë e Serbisë të jetë në gjendje gatishmërie për luftë pas ndërhyrjes policore në veri

Pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka arrestuar në Veri disa policë serbë të lidhur me krimin e organizuar shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftohen se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka ” hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Është interesante se një aksion të tillë të policisë Vuçiq ka kohë që e ka paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat