Vuçiq për aksionin në veri të Mitrovicës: Të ndalohet Prishtina, Serbia nuk do të lejojë pastrim etnik

Lajme

Vuçiq për aksionin në veri të Mitrovicës: Të ndalohet Prishtina, Serbia nuk do të lejojë pastrim etnik

Më: 28 maj 2019 Në ora: 08:42
Vuçiq

Njësitë e ROSU-s kanë ndërmarrë një aksion në komunat veriore të Kosovës, ku me këtë rast kanë arrestuar disa pjesëtarë të policisë.

Image

Kjo ka bërë që të reagojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili urdhëroi që të gjitha njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie të plotë.

Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale pas aksionit të policisë në komunat veriore të Kosovës.

Vuçiq gjithashtu u kërkoi qendrave politike perëndimore që të ndalin Prishtinën dhe u ka bërë të qartë se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë.

Gjithashtu i pari i shtetit serb po pret çdo lloj ndihme dhe mbështetje nga aleatët, Rusia dhe Kina, raporton Tanjug.

 

Presidenti do të flasë për hollësitë rreth kësaj situate në Parlamentin serb në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit rreth situatës në Kosovë, i cili duhet të fillojë në orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat