Mësohet identiteti i policit të plagosur gjatë aksionit në veri

Lajme

Mësohet identiteti i policit të plagosur gjatë aksionit në veri

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, i cili aksion është duke vazhduar ende.

Deri më tani nga ky aksion raportohet se janë arrestuar dhjetëra persona si dhe një pjesëtar i policisë ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë të ditur se polici i plagosur jeta e të cilit është jashtë rrezikut për jetë, është Hysen Ademi polic kufitar i Gjakovës.

Lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është duke u zbatuar vetëm ligj, duke ju kërkuar serbëve që ta ruajnë qetësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat