Mediat serbe: Janë arrestuar 13 persona, kishte krisma, dyshohet për të plagosur

Lajme

Mediat serbe: Janë arrestuar 13 persona, kishte krisma, dyshohet për të plagosur

Nga: F.B. Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:44
Pamje nga veriu

Që nga orët e mëngjesit në qytetin e Mitrovicës dhe qytetet tjera njoftohen për alarm, mësohet se deri rreth orës 9:00 janë arrestuar 13 persona të gjithë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga njësia speciale RSU, njoftojnë Tanjug dhe RTS.

Aksioni ka nisur në ora 6.00 në Mitrovicë, ndërkohë atje si zakonisht menjëherë janë dëgjuar sirenat për alarm.

Sipas medieve në Kosovë, ky është aksion në të gjithë vendin që po zhvillohet kundër personave që janë të implikuar në krim, por mediat serbe thonë se janë arrestuar edhe të dyshimtë në implikimin e vrasjes së Ivanoviqit dhe pjesëtarit të RSU Enver Zymberi, ka transmetuar RST.

Në ndërkohë nga burime prej vendit të ngjarjes tek udhëkryqi i Shkollës teknike  në lagjen boshnjake, persona të komunitetit serb kanë vendosur midis rrugës kontejnerë me qëllim bllokimi të rrugës, ndërsa helikopterë dhe sirenat dëgjohen në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat