Aksioni në veri, Vuçiq kontakton Brukselin

Lajme

Aksioni në veri, Vuçiq kontakton Brukselin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:52
Foto

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kontaktuar me Brukselin këtë mëngjes lidhur me rastin e ngjarjeve në veri të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se nga Brukseli ka marrë përgjigjen se bëhet fjalë për një veprim të policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Imagjinoni veprimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të udhëhequr nga Haradinaj?! Ky është një oksimoron – i krisur mendsh", vuri në dukje Vuçiq, duke iu drejtuar Parlamentit serb.

Ndryshe, policia e Kosovës sot ka ndërmarrë aksionin në veri duke arrestuar të paktën 23 persona, shumica prej tyre policë serbë nën akuzat për krim dhe korrupsion, si dhe keqpërdorim detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat