‘Marrëveshja e Brukselit mbron serbët në Kosovë’

Lajme

‘Marrëveshja e Brukselit mbron serbët në Kosovë’

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij sot në Kuvendin e Serbisë, deklaroi se marrëveshja e Brukselit shpëton dhe mbron popullin serb në Kosovë.

Ai iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në një seancë të veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, ndërkohë që Policia e Kosovës arrestoi të paktën 23 persona në veri të Kosovës për organizim të krimit dhe korrupsionit.

"Thelbi i marrëveshjes së Brukselit është që ne shpëtuam atë që mund të shpëtohet dhe për të ruajtur popullin serb, dhe se asgjë thelbësore nuk ka humbur. Për këtë ne kemi policinë në veri, e cila duhet të ruajë serbët. Është e vërtetë se kjo polici punon në kuadër të ashtuquajturit sistemit ligjor të Kosovës, por ne nuk kemi pasur më herët kurrfarë policia atëherë, por tashmë ROSU dhe të tjerët mund të lëvizin sipas dëshirës," tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat